Vrasja në Greqi- Indentifikohen vrasesit e Bledar Terpollarit, 2 prej tyre në pranga

Greqi Lajme

policePolicia greke ka identifikuar tre autoret e vrasjes se Bledar Terpollarit në Igumenicë të Greqisë.

Mediat raportojnë se vrasësi kryesor dyshohet të jetë bariu shqiptar, Emiljano Nana, 28 vjeç nga Tepelena. Ai prej disa ditësh është ndaluar nga policia, si fillim nën cilësinë e dëshmitarit e më pas si i dyshuar.

Autori tjetër i dyshuar dhe që ka rënë në pranga është identifikuar si Pajtim Jaupi, 28 vjeç. Autori i tretë është shpallur në kërkim dhe thuhet se është kushëriri i viktimës.

Krenar Terpollari, i cili mendohet se fshihet në Shqipëri është shpallur në kërkim. Ngjarja e rëndë ndodhi më 9 maj. Terpollari kishte dy muaj që jetonte në Greqi.

I riu u gjet pa kokë në hambarin ku ka punuar dy muajt e fundit. Ai ishte rritur në një mjedis shumë të vështirë familjar dhe dëshpërimisht kërkonte të punonte në fshatin Thesprotia.