Vullkani që po kërcënon të vrasë 100 milionë njerëz

Bota

Rreziku i shpërthimit të një vullkani të madh jashtë brigjeve të Japonisë dhe shkaktimi i vdekjes së deri në njëqind milionë njerëz thekson një studim të ri.

 

Shkencëtarët zbuluan ne ishujt Osoumi tregues për një kupolë lavë në rritje në rangun e dhjetë kilometra në Caldera Kika, të cilët besojnë se ai përmban 32 kilometra kub magmë dhe çrregullimeve në sipërfaqen e saj dhe mendojnë se është gati të shpërthejë.

Hulumtuesit e studimit e Kobe Ocean-Bottom Center Exploration (KOBEC) të Universitetit japonez Kobe kanë konfirmuar se lava është krijuar pas një shpërthim i madh, si rezultat i së cilës është  formuar Caldera Kika 7.300 vjet më parë. Ky shpërthim i papritur besohet se ka zhdukur qytetërimet parahistorike në jug të Japonisë. Nëse shperthen lava mund të nxjerr sasi të mëdha të hirit vullkanik dhe grimcat në atmosferë duke bllokuar rrezet e diellit dhe duke shkaktuar një “dimër vullkanik”.

Në qoftë se një ka një shpërthim të madh në Caldera është llogaritur se numri i të vdekurve mund të arrijë njëqind milion në rastin më të keq,” tha kreu i KOBEC , Profesor Yossiyuki Tatsumi.