Zaef: Erdogan mbështet procesin e gjetjes së një zgjidhje

Rajoni

“Ne mbështesim politikat e fqinjësisë së mirë të Maqedonisë”

Kryeministri maqedonas Zoran Zaef sot u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, njofton qeveria maqedonase në një deklaratë. Siç raportoi Agjencia e Athinës, presidenti turk mbështeti “politikat e fqinjësisë së mirë të ndjekur nga Maqedonia” dhe procedurën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Greqinë (mbi çështjen e emrit), duke shtuar se kjo është e mirë për Ballkanin dhe për perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë. Zaef dhe Erdogan kanë arritur në përfundimin se dy vendet miqësore kanë mundësinë të zhvillojnë më tej bashkëpunimin e tyre ekonomik duke rritur investimet turke në Maqedoni dhe përmes iniciativave të reja nga ana e Shkupit. Kryeministri maqedonas falënderoi Presidentin e Turqisë për kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve, si dhe për mbështetjen e Turqisë për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.