Meta sulmon Ramën: Jo vetëm mavi por edhe mavri. Po kërkon ndihmën e PD

Aktualitet Foto e Ditës Kryesore

Ish-kreu i LSI, Ilir Meta nga qyteti i Fierit ku mbylli fushatën elektorale ka bërë thirrje për të votuar numrin 1.

Meta ka sulmuar kryeministrin Rama, duke e akuzuar atë se punon vetëm për një grup të vogël njerëzish.

Ilir Meta tha se Rama po kërkon ndihëm e Partisë Demokratike për të marrë pushtetin.

Meta: Asnjëherë ky shesh nuk ka qenë kaq i kuq dhe shumë shpresë. Kjo ndodh se këtu nuk janë të bashkuar vetëm anëtarët dhe votuesit e LSI, por këtu janë shumë më tepër janë gjithë qytetarët e ndershëm të Fierit dhe socialistët që u mashtruan nga mavia. Janë ata që e kuptojnë se mavia punon për oligarklinë dhe për xhepat e saj. Janë të gjithë ata që nuk e pranojnë dhunën ndaj qytetarëve të Fierit, presionin për të mos votuar për atë alternativë që ata duan. Janë ata të cilëve dhuna ndaj një 18 vjeçari në Zharrës i cili u godit  pabesisht nga kreu i mavisë atje, në bazë të një platofrme nga kreu i mavisë Tiranë dhe nga i nënti në listë këtu.

Mavia e tmerruar nga braktisja popullore për shkak të mashtrimeve dhe premtimeve të pambajtura dhe të pabesisë së pandreqshme. Besoj se e dëgjuat që dje i bëri thirrje PD për ta ndihmuar.

Të dashur motra dhe vëllezër të Fierit ata që deri para ca kohësh thoshin mos voton LSI se do shkojë me PD tani thotë PD aman na shpëto.

Mavia do iki njëherë e përgjithmonë nga drejtimi i Shqipërisë se përfaqëson drejtimin më të vjetër, më antipopullor, përfaqëson një drejtim shtypës ndaj qytetarëve të thjeshtë. Mavia është vetëm në shërbim të oligarkisë dhe biznesmenëve të mëdhenj. Mavia ka shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm me taksat që rriti. Mavia ka cënuar standardin e jetesës, mavia i ka shpallur luftë shtresës së mesme në Fier dhe gjithë Shqipërinë.

Mavia lufton për 6-7 oligrakë dhe i do të gjithë shqiptarët të varfër, që ti blejë sa më lirë njëherë në 5 vjet me 50 euro, 100 euro apo me vende pune.

LSI do fitojë se është partia e rinisë, do fitojë sepse duhet të iki mavia dhe jo rinia nga Shqipëria. LSI do fitojë se nuk do fitojë rrushi, kumbulla, palma fasada dhe reklama taksat e shqiptarëve.

Edhe 48 orë që të mblidhemi këtu për të festuar fitoren e LSI dhe të Shqipërisë.  Të gjithë në votime. Të dashur prindër, fierakë dhe shqiptarë kam besim tek pjekuria dhe përgjegjshmëria juaj, ju nuk mund ti hipni fëmijët tuaj në një shofer jo vetëm mavi, por edhe mavri. Fëmijët tuaj meritojnë një udhëtim të sigurt drejt BE dhe këtë e realizon vetëm LSI me të gjithë socialistët, demokratët dhe shqiptarët e ndershëm.

Poshtë oligarkia, roftë Shqipëria, 1 milion vota kundër oligarkisë në 25 qershor.