Zgjedhjet janë themeli demokracisë. Ato janë tejet të rëndësishme për Shqipërinë

1031

hollanda55

Kalimi i kurores nga Mbreteresha Beatriks tek i biri eshte festuar jo vetem ne Mbreterine e Holandes, por ka qene nje eveniment qe eshte percjelle ne te gjithe boten. Nje ngjarje qe eshte festuar edhe ne Tirane nga komuniteti holandez që jeton dhe punon në Shqiperi, kryesisht ne organizatat jo qeveritare.
Rreth 100 shtetas hollandeze e ndoqen ceremonine ne ambientet e rezidencës së ambasadorit Martin De La Bej, ndersa ne perfituam nga kjo feste dhe e shkeputem ambasadorin për të komentuar këtë kalim pushteti që po ndodhte në Mbretërinë e Hollandës.
”Sot është një ditë e veçantë për ne, pasi është dita kombëtare. Çdo 30 Prill ne kremtojmë ditëlindjen e shkëlqësisë së saj, Mbretëreshës Beatriks. Ajo ka vendosur ta lërë fronin për t’ia kaluar të birit, Princit të Oranje (emri i familjes mbretërore, në shqip portokalli), i cili që nga ky mëngjes është mbreti ynë. Ky ishte një vendim përsonal  i mbretëreshës për ta bërë sot, pas 33 vitesh në fronin mbretëror. Unë përsonalisht mund t’iu them se ndodh në kohën e duhur. Princi është i gatshëm për ta marrë këtë detyre në këtë vit që përkon me 200 vjetorin e themelimit të Mbretërisë së Hollandës. Ne jemi rreth 100 vite përpara Shqipërisë në këtë sens”, tha ambasadori.
Gjatë bashkëbisedimit, ambasadori De la Bej thotë se kjo ngjarje do t’i japë një dimension tjetër monarkisë në këto kohë moderrne.
E ndërsa kalimi pushtetit nga mbretëresha tek i biri gëzoi miliona holandezë, përfshi ata në rezidencën e ambasadorit, duke dhënë mesazhin se pushteti nuk është i përjetshëm, e pyesim De la Bej për aktualitetin shqiptar që lidhet me zgjedhjet.
“Zgjedhjet janë themeli demokracisë. Ato janë tejet të rëndësishme për Shqipërinë, sikurse edhe për çdo vend tjetër demokratik. Zëvëndësimi anëtarit të KQZ-s nga Parlamenti ka ndikuar në kredibilitetin e KQZ-së. Politikanët duhet të merren me fushatën elektorale dhe jo të ndërhynë në punët e KQZ-s.Këto zgjedhje janë një moment i volitshëm për Shqipërinë për të demostruar se demokracia po rritet dhe mund të realizojë zgjedhje me standartet ndërkombëtare dhe ato europiane. Këto zgjedhje gjithashtu do të tregojnë se ju jeni gati të bëheni pjesë e familjes europiane. Ky është një hap tejet me rëndësi krahas hapave të tjerë. Këto zgjedhje janë vendimtare pasi marrin një rëndësi të veçantë për të ndërtuar një situatë që ju t’i afroheni Europës”, komentoi ambasadori.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: