ZGJIDHJA është lëvizja e socialistëve të thjeshtë

Foto e Ditës Kryesore Politika

Lëvizja jonë, nga 19 janari 2017, do të quhet ZGJIDHJA!

ZGJIDHJA është lëvizja e socialistëve të thjeshtë. Ajo do që në Partinë Socialiste të ketë vend për të gjithë, jo vetëm për udhëheqësit, do që të dëgjohen e respektohen të gjithë, jo vetëm kryetari, do që politikat, reformat dhe koncensionet, programet, vizionet dhe zhvillimet e rëndësishme, çështjet strategjike dhe interesat e larta të diskutohen me transparencë e përgjegjësi serjoze në forumet e partisë, nuk dëshiron që drejtuesit më të lartë të partisë të mos e llogarisin për të gjallë as grupin parlamentar, as kongresin dhe as Asamblenë Kombëtare të cilave ju imponojnë gjithçka pa asnjë informim, diskutim e frymë kolegjialiteti.

Zgjidhja do një qeverisje serioze me partnerët tanë ndërkombëtar, nuk do servila dhe të papërgjegjshëm. E filluam tranzicionin me çekun e bardhë që do të na mundësonte që të hanim me lugë të bardhë, kur aplikuam terapinë e shokut dhe radshuam çdo gje nga ekonomia që trashëguam nga komunizmi.

Tani po e mbyllim tranzicionin me letrën e bardhë që qeveria jonë që u dorëzoi partnerëve ndërkombëtar për të shpëtuar qeverinë sepse qeveria jonë as nuk i lexoi dhe as nuk mori dot përgjegjësi për ndryshimin e Kushtetutës dhe gëryerjes së sovranitetit të vendit.

ZGJIDHJA kërkon që qeveria të korigjojë politikat dhe aksionete saj për prishjet dhe shpronësimet për interes të ndërtimit publike. Prishjet dhe shpronësimet kanë shkaltuar tragjedi të rënda për mijëra familje të varfëra. As një ndërtim nuk mund të prishet pa u legalizuar dhe shpronësuar më përpara.

Asnjë shpronësim nuk duhet bërë me çmime qesharake, që i nxjerrin njerëzit pa strehë edhe të rënuar në moshën 90-vjeçare.

ZGJIDHJA do një parti që të respekton, jo një parti që të mbyll telefonin, do një parti ku e pyet direkt ministrin për çdo çështje. Jo udhëheqësa e ministra që i ndigjon vetëm në mitingje. Do një parti që të jetë afër teje. Jo deputet që të gënjenë, që të takojnë vetëm në fushata elektoriale. Do një qeveri që nuk katapulton në detyrat e ministrave dhe zyrtarëve të lartë, njerëz të pastudiuar, pa kariera të spikatura. Njerëz që vijnë nga hiçi që s’kanë bërë asnjë vepër dhe as një punë me vlerë në jetë…

( Pjesë nga bashkëbisedimi me socialistët në Tiranë )