Zoti Kryeministër edhe komuniteti Romë është pjesë e popullit shqiptar!

833

romet 55

Qeveria bastarde në ikje po bën çmos për të krijuar një incidente brënda vendit, duke përdorur mënyra nga më të ndryshme në dëm të kombit shqiptar. Me dashje ose padashje kjo qeveri tregoi karakterin e saj racist ndaj një pjesë të popullit të saj. Fjala bëhet për komunitetin Rom, një komunitet i haruar për t’u ndihmuar dhe i kujtuar për t’u dënuar. Ngjarrjet e fundit ndaj këtij komuniteti të përbuzur, hedhja e tyre në rrugë për interesa të tjetër kujt bëri që BE të prononcohet duke i kujtuar qeverisë bastarde se i ka dhënë 3 milionë euro ndihmë për këtë komunitet, një shumë kjo që ende nuk dihet se ku kanë vajtur. Shqetësimi i BE lidhur me racizmin e qeverisë shqiptare ka ardhur nëpërmjet ambasadorit të saj në Tiranë z. Ettore Sequi gjatë një tryezë të organizuar nga Avokati i Popullit me ndërkombëtarët dhe aktorë të shoqërisë civile ditën e martë, ku ka paralajmëruar edhe njëherë autoritetet shqiptare se situata e romëve do të pasqyrohet në progres raportin e Komisionit Evropian në tetor ndaj duhet bërë kujdes pasi një nga prioritetet për marrjen e statusit kandidat ka të bëjë pikërisht me respektimin e të drejtave të këtij komuniteti. Ambasadori i BE gjithashtu i u ka kërkuar gjithashtu llogari institucioneve shtetërore se BE, ka dhënë për rehabilitimin dhe integrimin e komunitetit rom rreth 3 milion euro dhe deri më tani familjet rome nuk mund të kenë as edhe një strehë për të qëndruar.

avokati55

BE: Kemi dhënë 3 milionë euro, gjeni zgjidhje për strehimin e romëve

“Vetëm në Shqipëri që nga viti 2008, Bashkimi Evropian ka dhënë rreth 3 milionë euro për komunitetin rom, ndaj në këtë situatë nuk mund të raportojë për progres në këtë fushë” ka deklaruar Sequi ditën e djeshme në fjalën e tij në tryezën e rrumbullakët për problemin e strehimit të familjeve rome. “Bashkimi Evropian është i përkushtuar në përfshirjen sociale dhe në respektimin e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian. Natyrisht që situata e vështirë e këtij komuniteti, do të vlerësohet dhe pasqyrohet në raport-progresin që KE do të nxjerrë në mes të Tetorit dhe jemi ende në procesin e të shkruarit të këtij raporti”, tha Sequi.

 Takimi me institucionet joqeveritare për romët

Në takimin ditën e djeshme ku morën pjesë përfaqësues të Ojf-ve të ndryshme, por edhe specialistë të Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Prokurorisë, si dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë është diskutuar situata aktuale e romëve në Tirane dhe zgjidhja për strehimin 37 familjeve. Por, në këtë takim kanë munguar përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, të cilët kanë për detyrë strehimin emergjent të komunitetit rom. “Ne shpresojmë që sa më shpejt të ketë bashkëpunim me bashkinë, me Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale, në mënyrë që të gjendet urgjentisht një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme për qytetarët romë sepse gjendja është jo e mirë”, tha Totozani. Përfaqësuesja e Ministrisë së Shanseve të Barabarta tha se janë vënë në dispozicion 80 mijë dollarë për rikonstruksion e qendrës së Sharrës, por nga ana tjetër kujtoi dhe banesat sociale ndërtuar nga Bashkia e Tiranës në Shkozë, ku sipas saj familjet rome duhet të strehohen pa respektuar kriteret. Familjet rome kaluan një tjetër natë në qiell të hapur. Në pamundësi për të patur një strehë, kanë zgjedhur lulishtet e Tiranës, ku po qëndrojnë gra, burra dhe fëmijë të vegjël. Ndërkohë, alternativa e vetme e ofruar zyrtarisht per familjet rome si strehim, jane disa kazerma në periferi të Kombinatit, që dikur njihej si Reparti i Raketave. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka bërë me dije se është fituar tenderi për rikonstruksionin e tyre dhe se për çështje ditësh nisin punimet




Këtë e pëlqejnë %d blogues: