Zoti kryeministër në Greqi janë vrarë 154 emigrantë shqiptarë, kur do fillojnë hetimet?

Zoti kryeministër me një dhimbje ju nisa më 12 Tetor të 2013, pra dy ditë para se të vizitonin vendin nënkryetari i qeverisë dhe ministri i jashtëm grek z. Evanjelios Venizellos, në e-mailin tuaj personal një material,  ku shkruaja për vrasjet e 154 emigrantëve tanë të pafajshëm, të zberthyer analitikisht pas një studimi personal. E nisa materialin me shpresë sensibilizimi me mendimin që më në fund qeveria juaj do të merrte në konsiderate sado pak letrën e një emigranti në Greqi, që nuk kërkonte vend punë, por ju kërkonte që të fillonit hetimet për këto vrasje. Njëkohësisht paralel i nisa edhe ministrit të Rendit z. Tahiri, por fatkeqësisht deri me sot ende nuk kam marrë përgjigje nga ju, po ashtu edhe nga ministri i Rendit z. Tahiri.

vrasjet 55

I nderuar zoti kryeministër!

Fatkeqësisht familjet e viktimave shqiptarë të vrarë nga policia greke dhe nga neonazistët, ende nuk kanë marrë zyrtarisht një përgjigje nga Athina zyrtare, lidhur me hetimet për këto vrasje. Familjarët shprehen se qeveria greke dhe ajo shqiptare të fillojnë hetimin për këtë çështje, pasi numri i emigrantëve të vrarë në tokën greke është mjaft i madh.

Arrestimi i kreut të “Agimit të Artë” si një organizatë kriminale është një rast i mirë për të zbardhur vrasjet që janë kryer ndaj emigrantëve shqiptarë dhe për të vënë para drejtësisë autorët. Nga të dhënat numërohen rreth 154 emigrantë shqiptarë të pafajshëm që janë vrarë në tokën greke. Ky nuk është një problem që duhet lënë në heshtje nga autoritetet greke, por pritet edhe një nxitje dhe një bashkëpunim i dyanshëm edhe nga ana e Shqipërisë, për të dënuar dhe parandaluar aktet e mëtejshme. Problemi është shumë i qartë! A do të ketë vullnetin politik qeveria greke për të nxjerrë para përgjegjësisë vrasësit?

Zoti kryeministër !

Në periudhën nëntor 1992- mars 1997 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 romë. Në këtë periudhë ka pasur rreth 141 sulme kundra emigrantëve, ku mekanizmi shtetëror (policia) ka kryer 86 sulme. Deri më sot llogariten rreth 154 vrasjeve macabre…

Disa emra të emigrantëve të vrarë në Greqi

S. Grina vrarë më 1992

N. Dremaj (20 vjeç ) vrarë më 18/12/ 1992;

A. Kuka (18 vjeç) 25/02/1995;

I. Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995;

A. Trocka 27/03/1995;

A.Isaku 1/05/1995;

Q. Bikli Nëntor 1995;

T. Kodra 2/12/1995;

B. Xixa (28 vjeç) 26/12.1996;

J. Moka Nëntor 1996

Erion. X (14 vjeç) 8/02/1996;

G. Meko (17 vjeç) 6/04/1997;

I. Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997;

A. Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997;

B. Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997;

H. Sefa (19 vjeç) 28/12/1997;

A. Fotiu 8/05/1998;

B. Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998;

M. Gjenci 15/06/1998;

S. Butka (40 vjeç) 8/11/1998;

A. Hoxholli Nëntor 1998;

I. Subashi 2/08/1999;

S. Qilari 14/02/1999;

A. Vekshi Mars 1999;

A. Vejziu 13/03/1999;

L. Pepa (20 vjeç) 18/03/1999;

F. Neta (45 vjeç) 7/04/1999;

A. Sufo 16/07/1999;

A. Xhafa (48 vjeç) Prill 2000;

B. Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000;

Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000;

G. Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001;

A. K. (32 vjeç) 2/11/2002;

A. Beso (27 vjeç) 11/05/2003;

G. Fati (23 vjeç) 23/08/2003;

A. Vreto (25 vjeç) 23/08/2003

V. Bytyçi (18 vjeç) 23/09/2003

A. Lufo (20 vjeç) Korrik 2003;

L. Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004;

J. Karo (30 vjeç) 16/09/2004;

I. Frroku (26 vjeç) 15/03/2005;

B. Praimi (39 vjeç) 8/09/2005;

F. Lika (24 vjeç) 2/11/2005;

E. Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006;

L. K. (20 vjeç) 15/03/2007;

G. Lajoti Nëntor 2007;

L. Kalca (18 vjeç) 15/04/2007;

I. Late (45 vjeç) 8/11/2007;

A. Zoto (20 vjeç) 1/03/2008;

F. Lala (24 vjeç) 22/09/2008;

E. Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008;

A. Gashi 20/04/2009;

N. Todi (20 vjeç) 4/02/2010;

A. Manko 1/06/2010.

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.

Disa emra të policëve grekë që kanë vrarë emigrantët tanë të pafajshëm:

 

I. Sejtaridhis * 9/11/1992;

Dh. Janopoulos 27/12/1992;

A. Dellas 12/09/1993;

A. Mesinis 20/02/1994;

N. Kunapakis 9/03/1994;

L. Karajanis Nëntor 1994;

I. Rigas nëntor 1994;

I. Sejtaridhis * 9/11/1992;

Dh. Janopoulos 27/12/1992;

A. Dellas 12/09/1993;

A. Mesinis 20/02/1994;

N. Kunapakis 9/03/1994;

L. Karajanis nëntor 1994;

I. Rigas Nëntor 1994.

S. Papadopulos 25/02/1995;

A. Fotopulos Nëntor 1995;

D. Karakajdas 20/01/1996;

D. Spiropulu 11/11/1996;

D. Trimis 10/11/1996;

M. Andreopulos 8/02/1997;

S. Tagaras 15/04/1997;

D. Tsagrakos 3/08/1997;

G. Spanidis 16/12/1997;

G. Atmaxidis 6/03/1998;

S. Demetriu 8/05/1998;

P. Tcoleridis 8/11.1998;

K. Zaharopulos Shkurt 1999;

And. Kanavas Mars 1999;

Ath. Kanavas 13 mars 1999;

J. Rizopulos 21/11/2001

Zoti kryeminister i Shqipërisë kjo kërkese nuk ka asnjë lidhje me bindje politike, pasi siç e dini për shumë vite kam qenë në kryesinë e PS ne Greqi me detyrën zëdhënës i saj. Por ju them se dhimbjen në emigracion më shumë se kushdo e ndjen vetëm emigranti dhe askush tjetër…Këto vrasje janë publikuar në gazetat në Greqi, Maqedoni dhe në Shqipëri

Shënim: Të gjitha vrasjet janë publikuar nga gazeta Eleftherotipia si dhe nga Ditari i Organizatës Antiraciste për Europën ( YRE)