Zoti kryeministër, po Stefan Çipa pse nuk shkarkohet nga detyra për shkelje të ligjit?

Kryesore Politika

Përfshirja në fushatë elektorale, apo thirrjet për nxitje politike janë të ndaluara me ligj për çdo drejtues të të dikasterit, administratës publike me uniformë policie apo ushtarake në Shqipëri. Por pavarësisht kësaj, si brenda vendit ashtu edhe në Greqi me dhjetra raste është vënë re si zv/ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, z. Stefan Çipa u bënë thirrje shqiptarëve dhe emigrantëve që të votojnë subjektin e tij politik ditën e zgjedhjeve.

Një veprim që bën një shkelje flagrante të ligjit të miratuar nga veta qeveria e tij. Zv/ministri që nga koha e hapjes së fushatës e deri në mbyllje përbën një rekord më vete, duke braktisur punën me javë të tëra, një tregues më i qartë është edhe hyrja dhe dalja që vulos pasaportën e tj.

Nëse në vendet e tjera të Ballkanit apo të BE, mbarëvajtja e zgjedhjeve i besohet Ministrisë së Brendshme si një dikaster i paanshëm, në Shqipëri, ligji për nëpunësin civil që ndalon çdo punonjës të administratës që të shprehë publikisht bindjet apo preferencat e tij politike qendron vetëm e shkruajtur, pasi ndëshkimet nuk prekin këta llojë njerëzish, të cilët të veshur me pushtet nuk duan të dinë dhe as llogarisin se po shkelin ligjin. Por mbi të gjitha është e papranueshme që Kryeministri i vendit të injorojë procedurat e parashikuara në ligj, me justifikimin që ky zv/ministër është koordinator për emigracionin, duke anashkaluar faktin se në asnjë vend të BE nuk mund të gjesh raste të kësaj natyre ashtu siç po ndodh në Shqipëri. Nese kjo nuk përbën shkelje të ligjit atëhere si mund të thuhet ndryshe. Te braktisesh punën me dite të tera nuk është faj as gabim po përbën një krim politik dhe moral, pasi me vetedije ke shkelur ligjin. Por…A do te zbatohet ligji per keta pushtetare?

Thirrja e kryeministrtit Edi Rama drejtuar efektivëve të policisë, për angazhimin ps orarit të punës në fushatë elektoriale, bëri që të reagonte edhe vetë Ministri i Brendshëm dritan Demiraj, i cili në një njopftim për mediat tha se policia e ka të ndaluar që të mbështesë apo të marrë pjesë në fushatën elektoriale të partive politike, duke theksuar se përfshirja e policisë në fushatë përbën vepër penale, që dënohet 1-5 vite burg.

Ky rast na jep të kuptojmë se ligji është i zbatueshëm vetëm për drejtuesit në rang drejtorie, pasi as kryeministri dhe as Ministri teknik i Punëve të Brendshme nuk po zbatojnë ligjin e Republikës së Shqipërisë. Fushata u mbyll dhe bashkë me të merr fund edhe kariera e këtij zv/ministri, i cili publikisht ka deklaruar javë më parë, pas kritikave se po shpërdoron detyrën duke bërë fushatë në Greqi, se pas orarit të punës ky njeri mund të shkojë ku të dojë dhe nuk mund të japë llogari askujt, një thenie që të lë për të dëshiruar, në një kohë kur ky njeri paguhet nga taksat tona dhe jo nga partia e tij.

Zoti kryeministër te respektosh ligjin në raste të tilla është një detyrë. Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se ligji është i barabartë për të gjithë… Zbatoheni këtë ligj se e kini për detyrë pasi kështu mund të bëjmë shtetin ëndrrën tuaj të madhe. Tashmë kini pushtetin absolut, kini ate qe deshironit dhe kjo u realizua nga vota e popullit, nga taksa paguesit me te rregullt ne kete vend, ku nga ana juaj pritet zbatimi i ligjit ashtu siç u be edhe per shkarkimet e drejtoreve etj…