Zoti minisër, përse e mbani te fshehur të vertën ?

Kryesore Politika

lazarati-2Kanë kaluar dite nga operacioni në Lazarat, një operacion që pati dhimbje, dhe shumë arrestime. Mbi të gjitha mbetet akoma një enigmë që ministri Tahiri për arsye të ndryshme mban ende të fshehur të vertetën që ndodhi atë natë ku humbi jeten një dhe u plagosën dy. Nga forcat speciale Renea mësohet se në makinën e policisë ndodheshin pesë forca të            Reneas midis tyre edhe komandi i operacionit, gjë që nuk u tha nga ministri. Ashtu si nuk u tha dhe u mbajt fshehurazi lëvizja e komandit, i cili lë makinën dhe futet në autoblindën e parë, duke ndërruar vendin me viktimën ibrahim Basha. Rastesi.?

Asnjëherë populli nuk mësoi të vertetën se në makinën e policisë që shoqëronte dy autoblindat përveç dy te plagosurve dhe viktimës ndodheshin edhe dy forca të tjera, aq sa njeri prej të dyve ka lajmëruar autoblindën që të kthehesh për të çuar në spital të plagosurit dhe viktimën. Nuk u tha popullit ndërrimi i vendeve midis komandatit që lë makinën dhe futet në autoblind dhe nxjerr prej andej dhe e çon atë në makinë viktimën Ibrahim Bashën.

Zoti ministër populli duhet të di të vertetën dhe vetëm të vertetën, pasi vonë a kurrë do të mësohet.