Zoti Rama, pse duhet të na qeverisni përsëri?

Foto e Ditës Kryesore Opinion

Shpetim zinxhiria  /  Si gjithmonë në raste të tilla partitë politike zgjidhin thesin e premtimeve duke mos u thelluar se sa të realizueshme janë ato, aq sa sot këto premtime shihen me dyshim nga pjesa më e madhe e shoqërisë, duke patur parasysh premtimet e 2013.

Rama kërkon përsëri të qeverisë vendin por këtë radhë me një ndryshim që të ketë një pushtet absolut, duke haruar se deri më sot gjatë qeverisjes së tij nga 14 ministra që e gjeti qeverinë e Berishës e rriti atë në 20 ministra, ku 4 prej tyre ju dhanë koalicionit.

Kohë për kritika do të ketë, në të vërtetë kjo kohë është e bollshme. Siç dihet vendin po e udheheqin dy partitë më të mëdha të vendit në një aleancë të fshetë mediatik, po me kahe të kundërta. Sot kryeministri del me një fytyrë të re dhe krejt të panjohur, duke na lënë të kuptojmë se vendin e paska qeverisur të tjerë. Por në këtë rast serioziteti në politkë nuk lëndon kërkënd… Ndoshta ngaqë e dimë situatën dhe u kapëm në gjumë ?

Si asnjëherë tjetër kryeministri duhet të respektojë mundin e përbashkët të popullit të tij të nderuar e të virtytshëm, pasi çdo ditë me kalimin e kohës shohim se në këtë vend nderohet pasuria e të pasurve dhe përbuzen njerëzit e shtresës së varfër, sa për emigrantët as që bëhet fjalë.

Në çdo takim me popullin kandidatët për deputet apo edhe vetë kreu i shtetit duket krenar për atë çkanë arritur, se pa ata vendi do të ishte në katastrofë. Ata vijnë në fushatë flasin por nuk kanë durim dhe kurajo të ndigjojnë zërin e popullit. Janë këta që kanë zhytur njerëzit në mjerim dhe drejt e migrimit, me reformat dhe politikën  cinike, që mbushën vendin me hashash…Mos vallë këto veprime duken të drejta?

Pra, nuk është e vertetë që qeveria Rama kishte ministrinë e Rendit, të Shëndetësisë, të Punës dhe të Kulturës ? Nuk është e vërtetë që kishte timonin e shtetit në duart e tij, por sot për çfarë timoni na flasin?

Mos prisni që historia të gjykojë udhëheqësit, zotin Kryeministër! Dhe shoqëria e gjykon udhëheqësin e saj, si dhe njerëzit gjykojnë udhëheqësit e tyre, për aq sa disa prej tyre mbeten qytetarë, dhe nuk janë bërë pjesë e plaçkitjes së paturpësisë dhe arrogancë. Japin përsëri premtime pa cikluar asnjë nga ato premtimet e 2013, duke mos bërë asnjë analizë të punës, të kabinetit të qeverisë me 20 ministra…

Ku ishte shteti në këto katër vite? Kush thotë se nuk ka pasur mundësi për shoqërinë krijuese, punë produktive, shpërndarjen më të drejtë të pasurisë së popullit, mundësive të barabarta në pjesëmarrjen në jetën politike për të gjithë si dhe të tjera? Të gjitha kërkojnë seriozitet për një shoqëri demokratike dhe të përparuar. Një pjesë e popullit është e indinjuar sepse qeveria, apo opozita dhe sindikatat nuk bëjnë asgjë për këtë fakt ekzistues dhe të pakontrolluar në drejtim të shëndetësisë, arsimit, koncensioneve të ndryshme etj.

Dua të kem timonin i vetëm të drejtoj shtetin, thotë kryeministri! Kjo karamele e vjetër pa shije “dua timonin” një stil i Rilindjes për të joshur përgjithmonë të “paprivilegjuarit” për ata që nuk kanë para, nuk kanë një punë, po presin me këtë rast një thes miell, ka më në fund një përgjigje për këtë qeveri të skaduar.

Do bej shtet, do të bëj adminitratë publike thotë kryeministri. Po deri më sot nuk ka pyetur se ku është shteti, pasi vetë është në rregull dhe se ishte shteti, por edhe e ardhmja jonë. Në qoftë se shteti është një dhe ne jemi të gjithë, atëherë ata të gjithë, si ne të gjithë jemi sot këtu është se SHQIPËRIA në këto 25 vite na ka lodhur shumë dhe më tej. Premtojnë e premtojnë pa u thelluar se çfarë po thonë, sa janë mundësitë për t’i realizuar këto premtime…

Militantë partie, deputete dhe ndonjë ministër i paaftë me dipllomë të blera si gjithmonë, përsëri do të punosohen në ministri dhe administratë. Asgjë nuk është e rastit pasi militantizmi shpërblehet duke i zënë vendin të aftit. Kjo gjë bëhet për të nesërmen pasi është planifikuar sot…

Në këto vite të qeverisjes Rama pamë interesa ekonomike që mbulohen prapa konflikteve të dhunshme, aq sa shpesh detyrojnë partitë e tjera parlamentare për të hapur dialog “ndërpartiak” për të përballuar korrupsionin, “armikun e përbashkët”. Madhësia absolut i hipokrizisë së tyre është kur flet për respektimin qytetarit, në një kohë që në të menduarit jetojnë dhe veprojnë me urrejtje, të shpërndara me aq shumë urrejtje, dhunë, tmerr, dhimbje, frikë, terror dhe mjerimin në vend gjatë viteve të fundit, ku kanë vrarë e poshtëruar shprtërisht edhe intelektual të cilët muarrën rrugën e kurbetit. Dhe për të fshehur thelbin e konfliktit për kontrollin e dhunshme të pushtetit, kanë ndërtuar teoritë rreth “përplasjes së ideologjive”, që ka për qëllim të vetëm, qëndrimin e vazhdueshëm në pushtet… gjoja duke luftuar për popullin dhe “jo për pasurimin e tyre personal.

Konkretisht, qeveritarët shpenzuan për udhëtimet e tyre jashtë vendit 2.6 milionë dollarë në vitin 2016, me një rritje 46% në krahasim me vitin 2015. Gjithsej shpenzimet buxhetore jashtë vendit ishin 22.2 milionë dollarë vitin e kaluar me një rritje vjetore 7.6%. Në këto vite  të qeverisjes Rama rriti borxhin nga 61 që ishte në 72%, ku vetëm një përqindje e vogël u përdor për pagat e punonjësve.

Rama kërkon të riqeverisë në një kohë që sot, 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, dhe t’i bashkohen 1.6 milion shqiptarve të tjerë nëpër botë. Në 44 muaj të qeverisjes arriti që t’i bëjë shqiptarët që të vetmen shpresë të kenë ikjen nga sytë këmbët. Këtu, të lumtur janë vetëm një grusht njerëzish, kryetarët e partive dhe oligarkët rreth tyre.

Këto zgjedhje nuk do të sjellin ndonjë ndryshim në sistemin politik të vendit, si dhe për këtë rruga më e mirë do të ishte ajo që po ndjek partia më e re e vendit “ZGJIDHJA” që kërkon nga të gjithë bojkotin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Partia ZGJIDHJA kërkon reagim nga të gjithë qytetarët, të bojkotojmë masivisht zgjedhjet e 25 qershorit, t’i japim një mesazh të qartë refuzimi kësaj elite politike që nuk përtërihet:

  • Bojkoto Zgjedhjet që Vidhen
  • Refuzo Listat e Kryetarëve
  • Përmbys Oligarkët e Korrupsionit
  • Jo Konçensioneve Antikombëtare
  • Mjaft me Gënjeshtrat e Politikanëve
  • Mos Lejo Braktisjen e Vendit
  • Rrëzo Tiraninë e Skamjes dhe Krimit
  • Shtet Për Popullin

Vetëm kur të përmbushim këto kërkesa në Shqipëri do fillojë të ketë vend dhe të ardhme të pranueshme për popullin…

Bashkimi PS-PD në 25 qershor nuk do realizojë zgjedhje të lira e të ndershme, por zgjedhje të pista, ato zgjedhje që këto dy parti kanë bërë gjithmonë. Oligarkia e korrupsionit e të dy krahëve do të bashkëqeverisë katër vitet e ardhshme në emër të “interesave të larta të atdheut” për të realizuar ëndrrën e “integrimit në Europë” dhe ëndrrën për një Shqipëri vërtet demokratike e të lirë.

Në mbyllje shtroj një pyetje: Zoti Rama, pse duhet të na qeverisni përsëri?