Partitë politike të ngopura nga nepotizmi në kërkim të specialistëve

Opinion

Alban DACI Ishte një fazë që partitë politike shqiptare vuanin për elektorat dhe për të mbushur sheshet.

Kjo për faktin se Shqipëria s’kishte akoma elektorat inteligjente dhe oportunist.

Po ashtu, sistemi politike dhe modeli qeverisës i Shqipërisë dukej se ishte i kënaqur me estamblishmentin, e kjo lidhet edhe me mungesën e vullnetit të politikës për të iniciuar proçese reformash, po ashtu edhe me psikozën e qytetareve që ndjeheshin rehat me realitetin e nuk ishin në kërkim të modeleve alternative.

Gjërat aktualisht duken qartë se kanë ndryshuar.

Së pari, proçesi dekriminalizimit i ka detyruar forcat politike të jenë në kërkim të cilësisë dhe jo të sasisë, kjo për faktin se “ai” i ka detyruar të hyjnë në “sitë”.

Se dyti, shqiptarët të lodhur nuk janë më “buallenj” pas siglave, por janë në kërkim të oportuniteteve dhe modeleve bindëse politike.

Se treti, reforma në drejtësi po kërkon gjithnjë e më shumë njerëz të specializuar, kualifikuar që të mbrojnë interesat e tyre, si subjekte dhe po ashtu edhe statuset juridike të liderve.

Kjo u duk qarte tek rasti i Berishës në Komisionin e Hetimit.

Në këtë rast u pa qartë se mungonte figura e juristit të fortë si për të mbrojtur versionin e Ballës e po ashtu më në hall u duk Berisha, që po kalon në një periudhë të vështirë të natyrës juridike, kjo për faktin se burimet njerëzore të PD nuk e ofrojnë këtë figurë.

Kjo për shkak të kalurës së PD që ka kërkuar turmat dhe militantet për faktin se pushtetin e konsideronte vlerë absolute.

Po ashtu politikës shqiptare i mungojnë studiuesit e politikës dhe njerëzit që kanë vizione për beteja politike e po ashtu edhe për fushata elektorate.

Për shkak të zhvillimit të mjeteve të komunikimit të ofruara nga teknologjia, nuk mjafton më modeli i politikanit që me pika me gjizë në kravatë del e thotë pallvra e idiotësira, kjo nuk përbën problem, sepse e mbulon budallikun forca e liderit.

Mjafton të marrin kohën kur PD fitonte për shkak të Berishës dhe lidershipit të tij të forte, e për këtë arsye për qytetarët nuk kishte shumë rëndësi se kush ishin burimet e tjera njerëzore pas Berishës.

Fushata zgjedhore e 2017 do të jetë shumë konkuruese, vështirë dhe diferenca do të bëhet vetëm nga cilësia e profesionistëve, që do të kenë në gjirin e tyre subjektet politike.

Për këtë arsye mendoj se partitë politike shqiptare vuajnë për figura profesionale si juristë të zotë, politolog të zotë e që tani do të jenë në kërkim të tyre.

Pra, për zgjedhjet e 2017, partitë politike nuk do të jenë në kërkim të lektoratit, por në kërkim të një këshilltari të mirë, një juristi të zotë e të një ekonomisit gjenial.

Nuk bëhen zgjedhjet më mbi premtime absurde elektorale, por mbi studime të mirëfillta ekonomike për të  gjetur alternativat e daljes së vendit nga kriza.