Shpëtim Zinxhiria / Opozita kërkon zgjedhje të ndershme në një kohë kur dihet që pa ndryshuar ligji zgjedhor i vitit 2008, një ligj antidemokratik nuk mund të ketë një gjë të tillë. Po sa për kujtesën tone edhe kjo është përgjegjës për të mos patur zgjedhje të ndershme, ku nga Çadra flasin për “zgjedhje të lira” dhe për liri, thua se pa këta nuk mund të ecë përpara Shqipëria. Ajo kërkon që të largohet qeveria në një kohë kur kjo qeveri është legjitime, zgjedhur nga populli. Dimë që Partia Demokratike instaloi kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri, ishte krimi më i rëndë që bëri elita politike, krim nga i cili kanë buruar shumica e fatkeqësive të tjera që ky tranzicion rezervoi ndaj popullit tonë. Nga ana tjetër maxhoranca që drejton vendin kërkon se opozita po pengon Ventingun…Kaq budallenjë na bëjnë këta ?
Çadra sot është ngritur ne vendin ku vite më parë u vranë 4 protestues, në vendin e larë me gjak, ndërsa sot këta kërkojnë drejtësi. Na flasin se opozita për mës pjesmarrjen në Parlament pengon zbatimin e Reformave në Drejtësi, si dhe më kryesorja Vettingun.
Po çfarë rëndësie ka Vettingu për popullin, ku ai sot ropatet për të siguruar bukën e gojës, ku fëmijët marrin rrugët e kubetit, kur Shqipëria është mbushur me tonelata droge, duke rritur akoma më keq imaxhin në arenën ndërkombëtare. Por një gjë është e qartë se Vettingu nuk do prekë vetëm gjytarët por edhe politikanët të cilët duhet të justifikojnë pasuritë e tyre, ku shëmbullin më të mirë duhet ta japin ata qe drejtojnë shtetin.
Maxoranca hedh ujin përpjetë duke na servirur shumë muaj përpara se votat në zgjedhjet e 18 qershorit i ka të siguruara. Policia e shtetit përshendet largimin e ministrit, ndërsa në krye të kësaj vihet një ish hetues, një figurë që lë shumë indinjate te pjesa më e madhe e popullit. Thua se qeveria nuk kishte asnjë mundësi tjeter për të mos provokuar më shumë se kurrë shtresën e të përndjekurve politike.
Partitë politike të përfaqësuara nga shtresa e popullit, pa bërë dallim të pasur apo të varfër, do të mbeteshin gjithnjë të pashmangshme nga misioni i tyre historik. Moskryerja e këtij misioni ndaj situatave dhe kërkesave në kohë do rrisnin pakënaqësinë e elektoratit. Lidhur me këtë Winston Churchill ka theksuar: “Demokracia është forma më e keqe shtetërore, me përjashtim të të gjitha të tjerave.”
Kur PS ishte në opozitë në programin e saj për zgjedhjet e 2013 kishte dhjetë premtime lidhur me emigracionin, por sot asnjë nga këto nuk është realizuar, aq sa më e keqja është se nuk kërkohet as ndjesë për këtë. Fushata ka kohë që ka nisur dhe koordinatorët dhe deputetë e PS bëjnë takime në rrethet e qytetet e Greqisë, se kush më vete…të përçarë aq sa organizata e kësaj strukture të Gjirokastrës dhe Sarandës veprojnë të ndarë. Kjo gjë ka rritur ndjeshëm shqetësimin e selisë në PS, pasi pjesmarrja e emigrantëve në këto takime lë për të dëshiruar.
Tashmë fushata ka filluar rrugën e saj në një kohë që vendi ynë është më i varfëri në kontinent, më i prapambeturi në rajon dhe ndër më të korruptuarit në botë, ku përball saj do shpenzohen shuma maramëndeshe.
As një krahasim nuk mund të bëhet me atë të Lëvizjes “ZGJIDHJA” ku pjesëmarrja ishte madhe, ku salla dukej e vogël përball pjesëmarrësve më 18 dhjetor të 2016, që brenda kësaj strukture të majtë me urtësi dhe tone të ulta po shpalos një platformë të mirpritur dhe të sukseshëm.
Mesazhi i kreut të kësaj lëvizje është i qartë në platformën e tij, “ZGJIDHJA është një lëvizje politike që lindi si korent në Partinë Socialiste. Ajo erdhi si nevojë e domosdoshme e qytetarëve dhe e socialistëve të thjeshtë për të detyruar lidershipin e Partisë Socialiste dhe kastën sunduese të Shqipërisë që të njohin dhe të respektojnë të drejtat e shkelura e të mohuara të popullit tonë për të ndërtuar një jetë të mirë e të pranueshme, në një vend të lirë, sovran e demokratik. Ajo erdhi si reagim ndaj sjelljeve despotike të lidershipit në parti dhe ndaj keqqeverisjes së Shqipërisë, erdhi si rezultat i zemërimit të bazës së partisë dhe qytetarëve të vendit ndaj sundimit të monopoleve dhe oligopoleve në politikë dhe në ekonomi, ndaj korrupsionit të shfrenuar në çdo sektor të qeverisjes, erdhi si përpjekje për të tejkaluar sistemin e kalbur politik dhe gjendjen e rëndë ekonomike në vend. Është fakt i njohur se vendi ynë është më i varfëri në kontinent, më i prapambeturi në rajon dhe ndër më të korruptuarit në botë. Në vitin 2013 shumica e majtë erdhi në pushtet me premtimin se do e përmirësonte rrënjësisht Shqipërinë e Saliut, qeverisjen dhe ekonominë e vendit. Sot kjo shpresë, për shumë zgjedhës, rezulton një zhgënjim. Vendi është po aq i varfër sa në vitin 2013, është po aq i papunë sa në vitin 2013, është po aq ose edhe më shumë i korruptuar sa në vitin 2013” u shpreh Koco Kokëdhima në takimin me socialistët në Shkodër ( 18 mars 2017)
Çdo njëri nga ne është i lirë të mendojë dhe të vendosë për mendimin e tij, ashtu siç mendon, për të mirën e përgjithshme, për të zgjedhur figurën politike që beson, për demokracinë. Në këtë liri të shprehjes dhe të barazisë u mbështet dhe u ndërtua demokracia e sotme, ndërsa disa personave të tjerë në vendin tonë u dha të drejtë që partinë, për të cilën iu besua, ta trajtojnë si një çiflig të vetin. Sa mbarojnë votimet, sapo marrin besimin e popullit shumë shpejt bëhen arrogantë dhe shkëputen përfundimisht nga hallet e popullit. Këtë gjë pësoi edhe PS, e cila pasi mori votat popullit ju vu përball dhe i shkeli me këmbë premtimet e bëra. Bashkë me popullin e pësuan edhe emigracioni shqiptar në Greqi, ku gjatë mandatit të tij si kryeministër Edi Rama nuk pati asnjë kontakt me ta.
Lëvizja ZGJIDHJA është ajo që përmbush më së miri këtë kauzë për të cilën ka nevojë sistemi politik dhe e ardhmja e Shqipërisë, kundrejt PS e cila totalisht është shkëputur nga baza, nuk respekton asnjë parim e normë demokratike, nuk lejon zgjedhje, çdo përfaqësues emërohet nga kryetari, ngrihen vetëm servilët e tij, merita nuk funksionon.
Gjë që na bën të qartë se gjatë gjithë tranzisionit demokratik vendi pa se drejtues pushteti që uzurpuan shtetin u kthyen në parazitë në kurriz të shoqërisë, të pathyeshëm në demokracinë shqiptare, që sapo kishte hedhur themelet pas një diktature mëse 50-vjeçare, duket se i lehtëson këta parazitë të zhvillohen. Ndërsa sot vetë këta parazitë kujdesen që mundësinë që i dha demokracia për t’u zhvilluar pa pengesa, të mos i lërë mendja që të sundojnë në dëm të saj, sepse më pas nuk do të kenë më mundësi për të gjetur vendin dhe kohën për të qenë më parazitë në kurriz të popullit.
PS nuk mësoi nga gabimet po fatkeqësisht trashëgoi që një pakicë njerëzish të veshur me pushtetin që i dha vota e popullit, brenda një periudhe të shkurtër u pasuruan aq shumë, saqë sot nuk u besojnë syve të tyre. Plaçkiten gjithçka dhanë konçesione të padobishme për ekonominë e vendit, sikur ta kishin mallin e prindërve të tyre, por edhe pse Demokracia nuk është vendi i gjithë këtyre hajdutëve, fatkeqësisht i ka pranuar këta parazitë në trupin e saj të brishtë.
Këta drejtues pushteti që uzurpuan shtetin dhe që u kthyhen në parazitë në kurriz të shoqërisë, janë sot të pathyeshëm në “demokracinë shqiptare”, që sapo ka hedhur themelet pas një diktature mëse 50-vjeçare, duket se i lehtëson këta parazitë të zhvillohen. Ndërsa nga ana tjetër vetë parazitët kujdesen që mundësinë që i dha demokracia për t’u zhvilluar pa pengesa, të mos i lërë mendja që të sundojnë në dëm të saj, sepse më pas nuk do të kenë më mundësi për të gjetur vendin dhe kohën për të qenë më parazitë në kurriz të popullit.
Demokracia u dha të drejtën krerëve të pushtetit që për të na qeverisur na premtojnë, na gënjejnë dhe na mashtrojnë sa herë që duan, vetëm e vetëm për të veshur kostumin e pushtetit politik. U ka dhënë mundësi që, kur marrin në duar frenat e drejtimit të vendit, pa patur turp e dinjitet të luajnë me fatet e popullit tonë, duke na treguar se pa ata vendi do të shkonte në katastrofë, pasi më parë kanë siguruar jetën e familjeve dhe fëmijëve të tyre. Për të punësuar nipërit dhe mbesat e tyre, dyfishojnë numrin e personelit të ambasadave tona. Rrisin numrin e ministrive nga 14 që ishin në 19-të, vetëm e vetëm për të punësuar të afërmit e tyre.
U lejon që të na flasin për korrupsion, në një kohë kur këta parazitë nuk mund të jetojnë një ditë pa të. Na flasin për drejtësinë, në një kohë kur vetë janë të parët që duhet të përballen me të. Na flasin për Reformën në Drejtësi, por më shumë na flasin për dekriminalizimin për reformat që duhen bërë në këtë drejtim, ku nga ana tjetër mbrojnë krimin dhe nuk largojnë kriminelet nga sistemi politik.
Na flasin për një ndryshim në sistemin tonë demokratik, kur vetë në radhë nuk kanë ndryshuar, duke ditur se erdhën nga sistemi i mëparshëm. Na flasin për antikomunizëm nga pozita ende komuniste apo të kriptokomunizmit, duke na bërë që të qeshim, në një kohë kur është për të qarë, thua se Shqipëria nuk kishte më parë, si edhe nuk ka as sot element fizik të pastër.
Çadra në mes të sheshit “Dëshmorët e Kombit” është ngritur dy here që nga 2010, por ato nuk u ngritën për varfërinë, papunësinë, korrupsionin etj, por ato u ngritën vetëm për interesa politike. Sot kjo protestë në mes të qytetit të Tiranës është ngritur në emër të Demokracisë dhe të lirisë…
Po nga ana tjetër lëvizja më e re në vendin tonë ZGJIDHJA ka mesazhin e saj kuptimplotë më të qartë se kurrë, të mos ta lejojmë Ramën ta marrë partinë me vete në greminën ku po na çon bashkarisht. Mos ta lejojmë Edi Ramën të kthejë në pushtet Sali Berishën. Kjo është Zgjidhja. Tjetër s’ka. Ne jemi Zgjidhja . Ti je Zgjidhja. Unë jam zgjidhja!