Gjatë periudhës korrik –shtator në Shqipëri ka pasur një rritje të numrit të të punësuarve. Sipas anketës së forcave të punës e cila publikohet nga INSTAT konstatohet se niveli i papunësisë është ulur me 1.1% duke arritur në 13.6% duke prekur nivelin më të ulët që prej vitit 2014 kur papunësia ishte 17 për qind. Kontributin kryesor në hapjen e vendeve të punës e mbajnë shërbimet dhe industria.
Ndërkohë vlen të theksohet që bujqësia është një sektor që ka shënuar rënie të numrit të punësuarve gjatë kësaj periudhe. Sipas gjinisë papunësia mbetet më e lartë tek meshkuj. Shkalla e papunësisë për këta të fundit shkon në 14.3 për qind krahasuar ne 12.6 për qind të femrave.
Për sa i përket nivelit të punësimit të rinjve vihet re se gjatë periudhës korrik-shtator ka pasur një ulje të lehtë. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2017 është 1,4 pikë përqindje më e ulët.
Sa i përket numrit të të punësuarve sipas qarqeve Tirana zë vendin e parë më 69 për qind dhe më pas vjen Durrësi dhe Vlora. Teksa Kukësi, Elbasani, Fieri dhe Dibra janë zonat me numrin më të ulët të punësimeve me rreth 26 për qind.