Greqi: Djali godet me thikë në zemër për vdekje babanë e tij

Greqi

Edhe një tjetër vrasje sot trondit përsëri vendin. Autori i vrasjes së policit të moshuar në pension është arrestuar dhe ai është djali i tij. Bëhet fjalë për shtetas grek i cili vuan nga një çregullim mendor, raportojnë mediat vendase.

Djali 46-vjeçar është arrestuar dhe po hetohet si autor për vrasjen e babait të tij 91-vjeçar. Sipas informacioneve të mediave vendase, viktima është një oficer policie në pension i cili u godit me thikë në zemër. Ndërsa autori thuhet se vuan nga një çrregullim serioz dhe po përjeton probleme të shëndetit mendor.

Vrasësi jetonte në apartamentin e familjes në rrugën Deligianni në Agios Anargyros dhe u arrestua.