BUSULLA FETARE DREJT ISLAMIZMIT E QEVERITARËVE TANË, NË KËTO TRE DEKADA, PO NA LARGON NGA EUROPA.!

Opinion

Abas  Goxhaj /

Besimi fetar është nder të drejtat themelore për ç’do njeri. Kjo e drejtë, e mohuar  tek ne,  në kohën e komunizmit u garantua mbas viteve 1990.

Por, u vrejt, se për këtë të drejtë nuk u hapën “portat, por  u  shqyen…”

–  Rryma e sekte të ndryshme fetar u përhapën pa kriter e pa kontroll, duke mos menduar edhe pasojat negative.

“Njeriu mund të zgjedhë  cilëndo fe që ka trasheguar prej stergjyshërve dhe që i pelqen, por s’mund të zgjedhë një  tjetër kombesi dhe të luftojë të tija, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej tradhëtari …”! -thekson i  Madhi Noli.

Por ç’farë fenomenesh negative u vrejtën konkretisht:

  • Presidenti “demokrat”, Sali Berisha, e antarësoi vëndin tonë në Lidhjen  Islamike, në një kohë kur ai erdhi në pushtet me parullën:  “ Do  t’a bëjmë Shqipërinë si gjithë Europën.”

Çudi e madhe, kur busulla e Kombit  tonë, që në kohën e Skënderbeut ka qenë drejtuar nga Europa, ky e ktheu nga  islamizmi  mesjetar.

  • Në të gjithë vendin tonë mbin si kërpudha të shumta qindra e mijra xhami, bile edhe në fshatrat e boshatisura.
  • Po mbylleshin shkollat për fëmijët e paktë dhe në vend të tyre u ndertuan mijra xhami “falas” nga komuniteti mysliman e qeveritë turke.
  • Në vitin 2018, në televizione e gazeta shkruhej me të madhe ,se gjatë atij viti, në Qarkun e Durrësit, ishin ndertuar 48 xhami, kur ishin mbyllur afërsisht 13 shkolla për femijë.
  • Në buxhetin e atyre viteve u planifikuan me miljona euro për institucionet fetare, kur taksapaguesit shqiptarë, më të varferit në Europë, paguajnë taksa të shumta për shkolla, spitale, rrugë, mirëqënie, e jo për kisha e xhami, mbasi shteti është ndarë nga feja.
  • Si për çudi, në programet mësimore në shkolla, u vendos mësimi I fesë. Kur shkollat simbas kushtetutës, janë LAIKE.
  • Sa e sa hoxhallarë, të këtyre xhamive, u bënë emisarë të grumbullimit të luftëtarëve për në Siri.
  • Para pak ditësh, kryeministri jonë mori pjesë në përurimin e xhamisë së madhe të Et’hem Beut në Tiranë, duke prerë edhe shiritin, bashkë me presidentin turk Erdogan.
  • Pse politikanët tanë nuk i vunë në dispozicion, ata mijra hektarë, në mes të kryeqytetit –Tiranë, për t’u ndertuar Universitete dhe muzeume etj, po ju a dhanë myslimanëve për ndertimin e xhamive të mëdha.?
  • Pse vallë gjithë kjo propagandë, përkrahje e ndertime fetare, sidomos ato myslimane, kur dihet që feja e të parëve tanë ka qenë PAGANIZMI.?
  • Të gjitha fetë I kanë sjellë pushtuesit e shumtë, për interesa e qellime të mbrapshta të tyre.
  • Perandoria Osmane Turke, që në themel të ideologjisë së saj  kishte

Sulltani ishte kryetar shteti dhe kryetar i fesë myslimane, në perandorinë e tij. Këtë fe e përhapi me detyrim edhe në vendin tonë, me forcë, detyrim, shtrëngim ekonomik etj, duke hapur kudo shkolla turke e duke mos lejuar mësimin e gjuhës shqipe.

Në fund të shekullit të 18-të,  në trevat shqiptare, u përhap sekti bektashi, i kësaj feje.!

Qendrat fetare të saj ishin Teqetë. Ky sekt, ka  primat  ndërgjegjen kombëtare.

Naim Frashëri, ka qenë ideoloIogu dhe udhëheqësi shpirtëror I bektashizmit në Shqipëri.!

Karaktei  i Bektashizmit Shqiptar, ka qenë  më tepër demokratik dhe kombetar, pra ka kultivuar ndërgjegjen Kombëtare tek  besimtarët e tij.

Për këtë arësye, Sulltan Hamidi, e ndaloi dhe masakroi sektin bektashi.

Në këto kushte, a duhet, si populli bektashi, apo të tjerë dhe qeveritarët të miratojnë ngritjen e xhamive Turke, që është kthim mbrapa, duke ju kundervënë Bektashizmit Kombëtar.!?

Pse deri tani nuk është ndërtuar asnjë teqe në vendin tonë, po vetëm xhami?!

Pse duhet të ndodhë kjo vallë sot..?!

Gjithashtu,  Bashkimi Evropian, ka në themel Bashkimin Kristian.

Si i ka parë dhe po i shikon këto lëvizje drejt ISLAMIT Bashkimi Evropian.?

Atëhere , lind pyetja: -A  shkojmë drejt Europës me këtë politikë fetare, a po shkojmë në drejtim të paditur..?!

Mbi të gjitha, ne duhet të vendosim interesai KOMBETAR, mbi atë të besimit fetar dhe në ç’do hap që hedhim, këtë pyetje duhet të bëjmë..!