Ngjarja ka ndodhur në burgun Nikiforu në Drama, ku një 35-vjeçar shtetas shqiptar eshte dhunuar. Informacioni ka ardhur nga te dënuar në burgun e Koridallos, ku 35-vjeçari vuante denimin në këtë burg, ndërsa pak ditë më parë është transferuar në burgun e Dramës.
Theksohet se ndaj shqiptarit më parë ishte ushtruar dhunë nga punonjës policie.
Burgu të merr lirinë por asnjëherë dinjitetin dhe te drejtën për të mos u dhunuar. Askush nuk ka te drejte te ushtroj dhune dhe te dalë mbi ligjin.