Shteti Shqiptar ka filluar ne javën e fundit të muajit Mars, pagesat për kompensime, dëmshpërblime sipas Vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për ish-pronarët. Fatura e paguar për ish-pronarët kap vlerën e 1.2 miliardë lekë për 6 procese gjyqësore të fituara në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Këto pagesa të shtetit shqiptar kundrejt palëve, janë bërë nga Thesari i Shtetit , përmes një banke të nivelit të dytë. Përshkrimi i kategorisë se transaksionit është: Shpenzime për kompensime të tjera të papaguara. Gjithashtu për secilin transaksion ka edhe një përshkrim të detajuar fature. Çështjet për të cilat është paguar si pasojë e Vendimeve të Gjykatës Europiane janë:
- Çështja Karagjozi kundër Shqipërisë
- Çështja Manushaqe Puto kundër Shqipërisë
- Çështja Memishaj kundër Shqipërisë
- Çështja Delvina kundër Shqipërisë
- Çështja Luli dhe të tjerë kundër Shqipërisë
- Çështja Eltari kundër Shqipërisë.
Këto informacione janë bërë publike në portalin Spending Data Albania.
Pagesa e kryer në tre muajt e parë të vitit 2015 për dëmshpërblime sipas Vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, është 1.84 herë më e lartë se të gjitha pagesat për këtë kategori transaksionesh të kryer në muajt e vitit 2014, vit ku shteti shqiptarë dëmshpërbleu në vlerën totale 656.076, 123 Lekë.