Tiranë – Deputeti Erjon Braçe reagon ndaj situatës në Marinzë pas shpërthimeve të dy puseve duke kritikuar heshtjen e institucioneve shtetërore ndaj kësaj situate. Braçe thotë se përveç Bankers që po hesht dhe nuk është transparente, institucionet shtetërore në vend që ta nxisin po heshtin edhe ato nisur nga AKBN-që merret me burimet natyrore, ALBPETROL-që merret me marrëveshjet, ERE-që licenson, çdo grup ekspertësh të instituteve dhe ish- instituteve që duheshin vënë në lëvizje ne fund Ministria!
Përmes një postimi në facebook, kryetari i komisionit të Ekonomisë Braçe nënvizon se në tërësi nuk ka transparencë në prodhimin e naftës në vend.
“Askush nuk di sot se kush eshte Stream oil! Madje askush nder ne nuk di sot se çpo ben me pasurine tone. Marreveshjet jane tregtuar dhe veshtire te dime se kush i zoteron, nderkohe qe i kemi leshuar vendburime te rendesishme nafte e gazi,” shkruan Braçe
Sipas tij është emergjente auditimi i marreveshjeve hidrokarbure, verifikimi i zbatimit të planeve te zhvillimit, verifikimi i planeve të investimit, verifikimi i treguesve financiarë, shpenzimeve e të ardhurave posaçërisht, tatimeve të paguara dhe atyre që mungojnë.
Madje kërkon ndryshimin e raporteve të perfitimit dhe natyrisht taksimit!
Braçe e mbyll postimin duke deklaruar se :“Tani eshte koha, une mendoj se po humbim shume, duke filluar nga Marinza.”
NUK KA TRANSPARENCE!
BANKERS PO HESHT, POR BANKERS ESHTE THJESHT OPERATORI,
PER PASURINE TONE KOMBETARE PERGJIGJEMI NE!
Prej te merkures 1 Prill;
MARINZA ESHTE PO AJO QE ISHTE,
E PASUR DHE E PABANUESHME!
Njeri prej operacioneve te Bankers Petroleum
ka demtuar deri ne kufijte e katastrofes, per banoret, mjedisin gjithashtu!!
Por ajo qe shqeteson me shume ka te beje me keto fakte:
Kompania Bankers Petroleum hesht dhe nuk eshte transparente per:
Operacionin e ndermarre ne ate pus,
Teknologjine e perdorur ne ate pus,
Materialet e perdorura e lendet e injektuara ne ate pus,
Presionin me te cilin eshte punuar ne ate pus,
Arsyen teknike te atij shperthimi ne ate pus,
Perberjen e lendeve te shperndara prej atij pusi ne nje zone te gjere,
Demtimet ne shtresa nentokesore ardhur nga operacionet pas te cilave ndodhi shperthimi ne ate pus,
Qendrueshmerine e tokes pas shperthimit ne ate zone,
Mungesen e nje plani rehabilitimi, perfshire rehabilitimin mjedisor.
Vini re;
Bankers njoftimin e fundit per ngjarjen ne Marinez e ka te dates 1 Prill,
dites se shperthimit dhe i referohet aktivizimit te planit te evakuimit!!
Por me shume se Bankers, mua me shqeteson heshtja e Ministrise pergjegjese.
NAFTA ESHTE PASURIA JONE KOMBETARE,
BANKERS ESHTE THJESHT NJE OPERATOR EKONOMIK QE KA NJE MARREVESHJE HIDROKARBURE ME ALBPETROL,
KAQ, ASGJE ME SHUME! PADISKUTIM BANKERS KA PERGJEGJESINE TE ZBATOJE NJE ME NJE MARREVESHJEN DHE LIGJET SHQIPTARE NE FUQI PER ZONEN KU OPERON NEN MARREVESHJE!!
Por nafta eshte pasuri e jona, puset e naftes gjithashtu, zonat naftembajtese patjeter, ndaj ne kemi pergjegjesine publike per kete pasuri. Diten kur ndodhi shperthimi shkruajta se Bankers nuk thote te verteten!
Ne fakt prej asaj dite Bankers heshti!
NESE HESHT BANKERS DUHET TE FLASIM NE;
AKBN-qe merret me burimet natyrore, ALBPETROL-qe merret me marreveshjet, ERE-qe licenson, cdo grup ekspertesh te instituteve dhe ish instituteve qe duheshin vene ne levizje e rikthyer fort qysh kur mikrosizmat po paralajmeronin deme afatgjata nga teknologjia e operacioneve jo transparente te ndermarra;
Ne fund Ministria!
NUK KA TRANSPARENCE!! KJO IRRITON AQ SA DUKET SE INSTITUCIONET SHTETERORE PO PRESIN BANKERS TE FLASE!!
Nderkohe duhet te jene ato qe duhet te bejne Bankers te flase,
te kerkojne llogari prej saj deri ne detaje;
TE HETOJNE, TE NDESHKOJNE, TE NDRYSHOJNE DHE TE JAPIN GARANCI PER TE ARDHMEN E PASURISE SONE KOMBETARE!!
Padiskutim,
Ta bejne edhe te paguaje per cdo dem te shkaktuar!!
Qytetaret dhe interesat e tyre duhet ti mbrojne institucionet!!
Ky eshte rasti por pertej tij;
NE TERESI, NUK KA TRANSPARENCE NE PRODHIMIN E NAFTES NE VEND!!
Per gjithcka dhe per cdo operator te licensuar, tansparenca nuk eshte standard.
Askush nuk di sot se kush eshte Stream oil!!
Madje askush nder ne nuk di sot se cpo ben me pasurine tone;
marreveshjet jane tregtuar dhe veshtire te dime se kush i zoteron, nderkohe qe i kemi leshuar vendburime te rendesishme nafte e gazi.
PO NE TO CNDODH?
NDAJ ESHTE EMERGJENTE TE KTHEHEMI ATJE KU THAME E DUHET TA KISHIM NISUR,TEK:
auditimi i marreveshjeve hidrokarbure,
verifikimi i zbatimit te palneve te zhvillimit,
verifikimi i planeve te investimit,
verifikimi i treguesve financiare, shpenzimeve e te ardhurave posacerisht, tatimeve te paguara dhe atyre qe mungojne,
Per mua;
ndryshimi i raporteve te perfitimit dhe natyrisht taksimit!!
Tani eshte koha, une mendoj se po humbim shume, duke filluar nga Marinza.