Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv u pyet në lidhje me mosbindjen civile, nëse ky aksion opozitar mund të ketë sukses.
Lubonja tha se ka pak shanse që opozita të ketë suksese me anë të asaj që quan “mosbindje civile”. Sipas tij, Rama duhet të futet në krizë të atillë, që të pranojë një qeveri teknike me kryeministër teknik. Por, Lubonja shtoi se nuk e shikon Ramën në një krizë të tillë.
Fatos Lubonja: Është problematike edhe qeveria teknike. Duhet ta futësh në krizë të tillë Edi Ramën, që ai të pranojë qeveri teknike dhe të jetë kryeministër teknik, që nuk bën më makinacione zgjedhore.
Rama duket se nuk pranon të dalë jashtë lojës politike dhe nuk besoj se është në një krizë të tillë, që të dalë jashtë loje.