Ti, nuk më flet , s’me thua
që ka një kohë.
kur fjala merr udhë drejt zemrës tënde,
bëhet flu jone, ajër i lehtë,
a një rimë e zgjedhur kënge.
Por me heshtjen e mënçur ma thua
se edhe fjala ime ka cak.
Deri sa, bëhet rrahje, gjakim, zemre.
Si vajzat që befas, rriten pa kuptuar
si lulet që rrënjëzojnë e çelin në saksi.
Ti bëhesh refreni që them mëngjeseve.
Je buza që puth gjith ëmbëlsi.
Adhuroj vështrimin, në sytë e tu
por edhe trishtimin që,prapë e gjeta edhe dje.
Ti, që si valëz e lumit shtyn për nga brigjet
si limfe kapilareve si avull që bëhet, re.
Desha të ta thoja pa drojë
një merak që më mundon, si makth.
Të dua, kaq thjeshtë po ta them.
Dhe po deshe e përsëris edhe mijëra here prapë….!
Ndoshta sytë e tu, nuk janë gurrë.
por qiell janë me vite dritë thellesi.
Edhe anijen kozmike sikur të marr
Eksplorimi yt mbetet një magji.
Ti je Adhurimi im
altari, që të ulem në gjunjë.
Eva në kopshtin e Edenit, je
dhe, një kapitull bible,jam unë…!
Nga Agim Basha