Në vilën “qeveritare nr 30”, ditën e sotme mbahen takimet mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politikë të qarqeve për emrat e kandidatëve për deputetë me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit.
Secili prej drejtuesve të qarqeve jep propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Më pas emrat do të shqyrtohen në kryesinë e PS-së që do të mblidhet më 12 mars, ndërsa firmën finale e ka vetë Rama i cili vendos se kush do të jetë në listat e mbyllura e kush në listat e hapura.
Emrat që përfliten për kandidatë në listat e PS-së dhe dihen deri tani:
Në Vlorë përfliten Bledi Çuçi, Ministri aktuali i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrja Anila Denaj.
Në Gjirokastër, pritet të kandidojë Tërmet Peçi, përpos Mirela Kumbaro,Edjon Maliqi
Në Shkodër – Majlinda Angoni,Onid Bejleri,Frrok Gjini
Në Korçë – Niko Peleshi, Ilir Pendavinji, Ilir Topi, Enslemvera Zake, Bledi Çomo
Në Lezhë – Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Pranvera Skana.