Poezi nga AGIM BASHA /
Të gjitha gratë që shoh në rrugë
sot trishtimin e kanë grim në fytyrë
sot, edhe retë nëpër qiell,
Madje, edhe qielli vetë, sikur është nxirë.
S’e kuptoj këtë fundjavë
e ndjej, nuk do mundem ta kuptoj dot
Dhe si s’kam një teoremë të gatshme.?!
Dhe s’njoh as ndonjë vajzë, që të paktën ngjan me një “asimptotë”.?!
Atëherë, çmë duhet gjeometria.?!
Kulmi, kur dashuria s’është më, një fletë e bardhë.
Ekaterina iku nga shtrati,
sikurse detit i ikën një pulëbardhë.
Asnjë përçapje tjetër sdo bëj,
këtë fundjavë,ndoshta jetokam më kot.
Kam mbetur, si një shelg që e thyen era bri lumit.
si një këngë e përzishme… që, askush më s’e dëgjon.!
Ah. Mimozat dhe, tek- tuk ca bajame
në intimitet ma shkelin synë,
Ja tek jemi në – më thonë..
pastaj ja krisin të qeshurës
e si vajzat gjimnaziste ikin,njera tjetrën shtyjnë.!
Këtë fundjavë.
Kur plakat e marsit kokën më tundin kërcënues hëm.
Dhe mirë nuk ka shkelur as pranvera.
dhe qielli dhe retë, dhe gratë dhe vajzat në rrugë
të qeshura nuk janë, si herët e tjera..!
‘
Por këtë fundjavë, çuditërisht.
Ti, vetëm Ti, kishe gjith dritën diellore në sy.
Blatim Perëndie është vallë.?!
Apo stinët, së pari zanafillojnë tek ty.?!