Pak minuta më parë është publikuar peticioni i 54 artistëve që kërkojnë nga presidenti Meta dekretimin e ligjit të Teatrit, dhe hapjen e rrugës për ndërtimin e godinës së re.
Ajo që të bie në sy padyshim është firmosja e kësaj shkrese nga artistë që në fillim të kësaj kauze premtonin se do të mbronin me jetë Teatrin, si Robert Ndrenika apo Alfred Trebicka.
Në këtë shkresë nuk mungonin as firmat e aktorëve të rinj dhe të renditur në anën e qeverisë, është Gaz Paja, që sipas gazetarit Bledian Koka ka qenë dhe iniciuesi i këtij peticioni.
Koka shkruan se Paja është një lolo i konfimuar i oborrit qeveritar, ndërsa artistët që e kanë firmosur këtë peticion do të ndjejnë një turp më të madh se karriera që kanë pasur.
Në kundërshtim me peticionin e artistëve, gazetari ka përmendur veprimin dinjitoz që bëri sot këshilltarja Mirela Bogdani, që braktisi koalicionin e majtë, pasi sipas saj vendimet e marra nga Veliaj janë të padrejta.
Reagimi i plotë i gazetarit:
Gazi i Botes 2.0
Me urdher direkt te Edi Rames, aktori Gazment Paja ka marre ne dore kete peticion dhe ka mbledhur firmat e disa prej aktoreve ku i behet thirrje Presidentit te Republikes qe te dekretoje shembejn e Teatrit Kombetar.
Ndersa Gazment Paja, si nje lolo i konfirmuar i oborrit qeveritar dhe atij bashkiak e tregoi edhe njehere veten se ç’perfaqeson, aktoret e tjere duhet te jene te vetedijshem se sot me firmen e tyre ata firmosur per aktin me te turpshem te grabitjes se prones publike qe eshte prodhuar ndonjehere nga nje qeveri ne 106 vite shtet.
Me bindje te plote e them se nese ky akt ogurzi vihet ne jete, turpi qe te bjere me te gjithe ata qe kane firmosur kete peticion do te jete 1000 here me i madh sesa e gjithe karriera e ndritur e atyre qe kane dhe e atyre qe do te mund ta kishin…
p.s…po sot këshiltarja e FRD-së Mirela Bogdani, u largua e neverituar nga koalicioni i majte ku Bamir Topi e kishte futur profesoreshen e nderuar toc per kaqol, pasi nje “tironce e vjeter” kurresesi nuk mund te bente sehir ndersa po ia perdhosin token e te pareve te saj…hallall buka.
(E.K/FAXWEB.AL)