Greqi / Ambasada Shqiptare : Shërbime konsullore edhe për të dënuarit tanë !

Emigracioni Greqi

E konfirmon edhe vetë ambasadorja Luela Hajdaraga

Tashmë shërbimet konsullore dalin jashtë mureve të konsullatës dhe bëhet fjalë për shqiptarët e dënuar që vuajnë dënimet në burgjet e Greqisë. Një lajm i dhënë nga konsulli i ambasadës shqiptare në Athinë Z. Sofokli Vasili, dipllomat kariere shumë vjeçare që merret personalisht me problemet e të dënuarve tanë.

Pas tre dekadash për të parën herë, Ambasada Shqiptare ka krijuar kontakte të regullta me institucionet ku vuajnë dënimet shqiptarët, duke ditur numrin e sakte, lëvizjen e çdo te burgosuri nga një vend në tjetrin, arrestimet, si dhe hallet dhe problemet e tyre.

“Shërbimet konsullore në fillim do fillojnë në katër burgjet e Atikës dhe më pas në burgjet e tjerë, pasi në këto ndodhen edhe numri më i madh i shqiptarve” thotë konsulli Sofokli Vasili. Pak ditë më parë sëbashku me Avokatin e Popullit shqiptar me punonjës të ambasadës bënë vizita dhe takime me drejtues dhe te denuar shqiptar te bugut Koridallo si dhe me dhe atë të Grave në Thiva

 

Por me e rëndësishmja është që për të parën herë kjo përfaqësi kthen fytyrën dhe vemendjen nga të burgosurit shqiptar jo vetëm për problemet që hasin, por edhe në atë të shërmimit konsullor. Ambasadorja Luela Hajdaraga lidhur me shërbimet konsullore ne burgje na tha : “se me kompaninë ALEAT është rënë dakord dhe së shpejti do të bëjmë po atë sherbim që bejme me shqiptarët që jetojnë në ishujt e largët të Greqisë. Ne bëmë vizitë edhe në disa burgje dhe kemi biseduar me te denuarit shqiptar, do tu qendrojmë pranë për çdo problem që hasin. Gjatë takimit me te denuarit ne ana jonë dhuruam edhe disa libra…”