Greqi/KoronovirusI: 101 të vdekur në 24 orët e fundit, 18,834 raste të reja dhe 672 të intubuar

Greqi

Konkretisht, sipas informacioneve, 101 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikimeve të koronavirusit, ndërsa 672 janë të shtruar me intubacion.

Nga pacientët e intubuar, 549 (81.7%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 123 (18.3%) janë plotësisht të vaksinuar.

Rastet e reja të konfirmuara laboratorike të sëmundjes të regjistruara në 24 orët e fundit janë 18.834, nga të cilat 45 janë evidentuar pas kontrolleve në portat e vendit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 1,679,705 (ndryshim ditor + 1,1%), nga të cilët 49,8% janë meshkuj. Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 473 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 101, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 22 087 vdekje. 95.1% kishin sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 672 (59.5% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 79.2% kanë një sëmundje themelore dhe/ose moshë 70 vjeç e lart. Nga pacientët e intubuar, 549 (81.7%) janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 123 (18.3%) janë plotësisht të vaksinuar.