GREQI : Ky është autori shqiptar që qëlloi vëllain e gruas së tij

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit ku autori mbërriti në Mykonos për të parë gruan e tij që ishte strehuar në familjen e saj me fëmijët e tyre . Ishte ndërhyrja e vëllait të gras që shndërroi në  një ngjarrje të pakëndëshme. Pas të shtënave dhe plagosjes së vëllai të gruas policia ka bërë dhe dhe arrestimin e autorit.

Në bazë të dëshmive të familjarëve të viktimës, autori që qëlloi tre herë mbi viktimën duke e plagosur rëndë në bark, dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje personale me të. Shkak i konfliktit, siç raportojnë burime të mirëinformuara në protothema.gr, janë bërë marrëdhëniet e këqija familjare mes tyre.

Autori akuzohet nga familja e viktimës se ka abuzuar me ish-bashkëshorten e tij që është motra e viktimës. Ata ishin ndarë prej kohësh dhe sipas asaj që i tha Policisë të Mykonos nuk e lanë të shihte fëmijët. Kështu dje ai ka mbërritur në Mykonos nga Athina dhe ka shkuar drejt e në shtëpinë ku jeton ish-bashkëshortja e tij me fëmijët e tyre. Ka pasur një sherr të ashpër ku është përfshirë vëllai i saj, i cili do të punonte në ishull, me pasojë gjërat dolë jashtë kontrollit.

Autori ka nxjerrë pistoletën dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të vëllait të ish-bashkëshortes. Ai ka qëlluar tre të shtëna dhe dy plumba e kanë goditur në bark, me pasojë plagë të rënda dhe është dërguar në Qendrën Shëndetësore dhe më pas në spitalin e Athinës. Autori tentoi të arratisej, por u ndoq nga vëllai i viktimës për ta kapur me automjetin e tij në një rrugë kryesore të ishullit. Dy burrat dolën nga makina dhe filluan të gjuanin me gurë njëri-tjetrin.

Përfundimisht, autori u arrestua nga dy policë të mirëtrajnuar që shërbenin në Nëndrejtorinë e Mykonos.