LETËR E THJESHTË NËNËS …

Kulture

Poezi nga AGIM BASHA/

 

Ja, për të sajtën here më qorton nëna.

Bir! -Ke thën se do të vije..

S’kam kohë të pres…! mbaj fjalën.

Të fala të gjithëve dhe, sillëm fëmijët…!

 

Njeriu mbetet.

veç ikin, ndërrojnë stinët.

Pastaj iku, ndoshta për një grimë herë

të çlodhej sadopak,

dihaste, si frymë e shenjtë Perëndie

dhe iku, iku vërtet, u ngjit qiellit,

në katin më të lartë.

 

Por ajo sështë më, ka ikur,

për diku larg.

ka fikur telefonin.

dhe,ska asnjë adresë të saktë,

Ja,dhe dëshpërimi më kaploi për të mijtën herë…

 

Nënoke më fal…

Që fjalën dot s’e mbajta.

E ç’rëndësi ka si erdha dhe çfarë të kam sjellë..?!

Ti tani ke ikur.

Me vete ke marrë fjalën .

dashurinë time.

dhe heshtjen, heshtjen që dhemb aq thellë!

 

E kam këtë letër në dorë.

për Ty, Nënë.

që ike atë fundgushti pa zhurmë

mbase ta sjell postjeri një ditë.

Të qash pa zë, dhembjen që ke lënë

tek Unë…!

 

AGIM BASHA