Greqi / Një histori e jashtëzakonshme me protagonistë shtetas shqiptar shpaloset në Manolada, duke shokuar komunitetin lokal dhe jo vetëm shoqërinë, por mbarë edhe emigracionin shqiptar që punon dhe jeton në këtë vend. Një ngjarrje e rëndë që ka shokuar gjithçka.
Fatkeqësisht, ngjarrja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës 9/02.2020, në shtëpi ndodheshin nënë e bijë dhe një person futet për të vjedhur me dhunë. Autori i krimit, pasi e goditi 76-vjeçaren e lidhi atë me tualetin e shtëpisë. Më pas ai i kërkoi par vajzës së saj 53-vjeçare, e cila kishte vetëm 40 euro.
Në përpjekjen e tij për të fituar më shumë para, personi i ka kërkuar 53-vjeçares të gjente para nga komshitë. Menjëherë ata të dy shkuan në shtëpitë fqinje për të kërkuar para. Madje ishte dikush që dha 100 euro. Fqinjët panë 53-vjeçaren të mërzitur, por ajo nuk u tha atyre se çfarë po ndodhte. Kur ajo u pyet më vonë nga policia pse nuk paralajmëroi fqinjët, 53-vjeçarja tha se autori e kishte paralajmëruar atë “se ai kishte vendosur një bombë në nënën e saj dhe nëse fliste do ta hidhte në erë …”.
Sipas akuzës së vajzës shqiptari e përdhunoi atë. Të dy gratë u dërguan në Spitalin Patras për ekzaminime.
I menjëhershëm ishte mobilizimi i Departamentit të Sigurisë në Ilidas dhe policia në Bouprasia, që pas një operacioni të koordinuar mirë, arrestuan autorin e dyshuar me kombëtësi shqiptare në Pyrgos, i cili me autobuz do të udhëtonte në drejtim të Kallamatës .
Autoritet po bejnë hetime nëpërfshirjen e shqiptarit aktivitete të tjera kriminale…