Një 51-vjeçar shqiptar është viktimë e stuhisë së fuqishme “Daniel” që goditi Greqinë të martën. Fermeri shqiptar humbi jetën në Volos, qytetin e goditur më rëndë nga përmbytjet katastrofike, i cili humbi jetën pas shembjes së një muri.
Autoritetet greke thonë se 3 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Vala e tërbuar e motit të keq u zhvendos natën e kaluar drejt Turqisë. Stambolli, qyteti më i populluar i vendit, u godit më rëndë nga reshjet e dendura dhe përmbytjet.
Sasia e shirave brenda 24 oreve ishte e barabarte me ate te 2 vite te marra sëbashku. Sot u shpëtua edhe një 82 vjeçar i cili ra me makina nga një lartësi prej 10-15 metra, edhe pse policia kishte vendosur nje tabele paralajmërimi. Renia e makinës ka ardhur si shkak i prishjes se një pjese te nje rrugë.