Ndocaj me partinë e tij edhe në Greqi

Emigracioni Kryesore

 

 

ndocaj ne Athine

Kjo është konfirmuar edhe nga burimet pranë stafit të kësaj strukture. Siç dihet në Itali ish deputeti i PS z. Eduartz Ndocaj ka themeluar një parti të re.

Partia e Emigracionit Shqiptar është subjekti i ri, në të cilin është zgjedhur kryetar. Në mbledhjen e djeshme në Pesaro është diskutuar çështja e përfaqësimit politik të emigrantëve shqiptarë nëpër botë. Kjo është lëvizje politike për emigracionin, ku anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jenë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë.

Sipas burimeve të Focus news.al, Deputeti Ndocaj, sot po udhëton për në Gjermani ku do të bëj takime të rëndësishme me komunitetin shqiptar do të zhvilloj takime për Votën e Emigrantëve, si dhe për propozimin e tij në Parlament, ku do i njoftojë për krijimin e lëvizjes politike “Partia Emigracionit Shqiptar”, duke ju bërë thirrje t’i bashkengjiten si forca e vetme e emigrantëve dhe në shërbim të kauzave të tyre. Z. Ndocaj do të vizitojë së shpejti Greqinë dhe do të themelojë Degën e kësaj strukture politike edhe në Athinë.

Çfarë është kjo lëvizje?

Kjo është lëvizje politike e emigracionit dhe për emigracionin. Anëtarët dhe drejtuesit e saj janë dhe do të jetë eskluzivisht emigrantët kudo ku jetojnë! Kjo është një lëvizje politike me natyrë demokratike dhe shërbim të demokracisë duke respektuar rendet shtetërore dhe të drejtat e liritë Themelore të Njeriut.

Parimet e Lëvizjes!

– Respektimi i Demokracisë

– Respektimi i Shtetit Ligjor

– Respektimi i rendeve të shteteve ku jetojnë

– Respektimi i Kushtetutave Demokratike

– Respektimi i Zgjedhjeve të Lira e Demokratike

– Meritokracia

– Përfaqësimi dinjitoz

Objektivat

– Përfaqësimi politik e dinjitoz i shqiptarëve në Shtetin amë dhe në shtetet ku kanë emigruar

– Realizimi i Ushtrimit të Drejtës së Votës së Shqiptarëve kudo ku jetojnë (Vota e Emigracionit).

– Integrimi social-ekonomik-politik i shqiptarëve në Shqipëri dhe në vendet ku kanë zgjedhur të jetojnë

– Krijimi sipas modeleve perëndimore të kuotave të emigracionit në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë

– Marrja pjesë në zgjedhjet e 2017 si subjekt i mirëfilltë politik

– Promovimin e vlerave kombëtare në Europë

– Lobimi i fuqishëm në BE që shqiptarët të mos jenë qytetarë të dorës së dytë në vendet ku jetojnë dhe të kenë më shumë dinjitet

– Lobimi dhe vendosja e kontakteve konkrete me Gjermaninë në lidhje me fatin e shqiptarëve që kanë kërkuar azil

– Rritja masive me anëtarësime e lëvizjes politike

– Bashkimi i faktorit shqiptarë nëpër Europë

Kush mund të jetë pjesë e kësaj Lëvizje?

Mund të jetë çdo shqiptarë që jetojnë jashtë, pavarësisht nëse e posedon apo shtetësinë shqiptare. Po ashtu pranohen edhe qytetarët që jetojnë në Shqipëri e kjo bëhet për faktin se emigracioni nuk mund të ndahet nga Kombi, sepse çdo emigrantë ka familjarë, miq dhe ka lidhje të pandare me Atdheun.

Kush është modeli i organizimit të kësaj lëvizje?

Është model perëndimore decentralizues, ku çdo anëtarë është një potencial i rëndësishëm për përfaqësimin dhe forcimin e lëvizjes politike. Demokraci për lëvizjen është e shenjtë dhe i vetmi mekanizëm për përfaqësim politik dhe për vendimmarrje.