Po indianëve çfarë u duhen kaq shumë statistikat shqiptare?!

Ekonomi

Duket e çuditshme, por indianët rezultojnë të jenë populli më i interesuar për statistikat tona pas shqiptarëve.

Nga analiza që vetë INSATAT ka bërë për vizitat në web gjatë vitit 2016, 10 vendet kryesore që kanë vizituar faqen zyrtare të INSTAT ishin Shqipëria, India, SHBA, Kosovë, Itali, Angli, Gjermani, Greqi, Maqedoni dhe Polonia.

Shqipëria kryeson renditjen me 146.489, një ulje prej 3 % krahasuar me një vit më parë ku numri ishte 151.686 sesione.

Në vend të dytë është India me 11.019 sesione, një rritje më shumë se 8 herë krahasuar me vitin 2015, ku numri i sesione ishte vetëm 1369 .

Në vend të tretë është SHBA me 8.806 sesione nga 6.510 në vitin 2015, me një rritje prej 27 %. Kosova renditet e katërta në radhe me 6.285 sesione nga 6.510 sesione në vitin 2015, duke pësuar një ulje prej 3 %.

Një rritje të dukshme të numrit të sesioneve (49 %) vihet re nga Anglia me një numër sesionesh 4.585 gjatë 2016 krahasuar me 3079 gjatë vitit 2015.

Vendin e 9 e mban Maqedonia me 1.928 sesione në 2016 nga 2.290 në 2014, me një rënie prej 16 % e ndjekur nga Polonia ne vend të 10 me 1.880 sesione nga 1.752 në vitin 2015, me rritje prej 7 %.

Vendet si India, Anglia, SHBA, Polonia dhe Greqia shënojnë një rritje për sa i përket numrit të sesioneve gjatë vitit 2016 krahasuar me një periudhë më parë. Ndërkohë Italia, Shqipëria, Kosova, Gjermania dhe Maqedonia shënojnë një ulje të numri të sesioneve për të njëjtën periudhë referencë./MONITOR.AL/