PROF. EGON GJADRI KRENARIA E KOMBIT, NJE JETË KUSHTUAR SHQIPËRISË.

Kulture

Egon Gjadri lindi në Tiranë më 23 maj 1935 . Është djali I Gjovalin Gjadri ( inxhinier i famshëm projektues dhe konstruktor urash) vinte nga një familje shkodrane e borgjezisë së vogël.
Profesori Egon Gjadri i kreu studimet e mesme me rezultate të shkëlqyera në Gjimnazin Qemal Stafa në Tiranë në vitin 1953, dhe u diplomua po me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Universitetin Shtetëror të Tiranës në vitin 1958.

Egon Gjadri kishte pasion sportet, sidomos volejbollin, duke u bërë kështu edhe një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij në vitet 50. Një tjetër pasion i tij lidhet ngushtë edhe me shahun.

Profesori dhe inxhinieri Egon Gjadri është autor i librave si “Ura dhe Tunele”, “Llogaritja statike e veshjeve monolite të tuneleve”, “Digat prej betoni me gravitet në bazamente shkëmbore”, “Veprat e derivacionit me presion në hidrocentrale”, “Llogaritja e digave hark me metodën e ngarkesës provë”, “Veprat e devijimit dhe të shkarkimit të plotave në disa hidrocentrale të vendit tonë”.

Profesori dhe inxhinieri Egon Gjadri është dekoruar me urdhrin “Flamuri i Kuq i Punës” i Klasit të Parë, ka marrë dy herë Çmimin e “Republikës së shkallës së parë”.

Është autor në kompozimin e veprave të hidrocentraleve të “Vaut te Dejës” dhe “Fierzës” Ka marrë pjesë aktive në projektimin e hidrocentralit te “Komanit” dhe “Banjës” dhe Nyjës Hidroteknike të Bovillës, të projektimit të hidrocentralit të Bushatit dhe të skicë-idesë së hidrocentralit Skavica

Gjate viteve 1970-1990, profesori dhe inxhinieri Egon Gjadri është kryeprojektuesi i 20 tuneleve hekurudhore dhe rrugore.
Ka qenë kryeprojektuesi i 16 tuneleve të hekurudhës Elbasan- Përrenjas- Guri i Kuq.

Në hekurudhën Fier-Vlorë në vitin 1976 – 78 ka projektuar Tunelin e Koshovicës dhe tunelin e Tarazhit në hekurudhën Milot-Klos në vitin 1989, tunelin e Shëngjinit në vitin 1981 në hekurudhën Milot-Shkodër, si edhe tunelet rrugore të Letanit dhe atë te tragetit në Koman.

Profesor Egon Gjadri është gjithashtu edhe projektuesi kryesor i të gjithë tuneleve të hekurudhës shumë të vështirë, Elbasan-Përrenjas.

Një moment i rëndësishëm në karrierën e tij është dhe nënshkrimi më datë 12 Janar të vitit 1989 me palën Greke i marrëveshjeve tepër të rëndësishme për shfrytëzimin e ujërave të përbashkët. Prof Egon Gjadri në atë kohë ishte Kryetar i Komisionit që trajtonte Problemet e Ujërave ndërkufitare me vendet fqinje.

Vlerёsimi nga Akademia e Shkencave pёr Profesorin dhe Inxhinierin Egon Gjadri duke e nderuar atё me çmimin “NDERI I AKADEMISЁ” është plotёsisht i merituar. Ky çmim është  edhe një vlerësim pёr atё plejadё tё shkёlqyer tё inxhinierёve dhe ndёrtuesve tё veprave madhore hidro-energjitike tё ndёrtuara nё vendin tonё, pёrfaqёsues i denjё i sё cilёs ёshtё Profesori dhe Inxhinieri Egon Gjadri.

Profesori ka ndërruar jetë në nëntor të vitit 2015.

Ai la pas një pasuri kombëtare, një pasuri që na bën krenar të gjithëve, duke projektuar 75  vepra inxhinjerike, 40 veprave hidroteknike, si edhe i 20 tuneleve hekurudhore

Pata fatin që nëpërmjet punës në vitet 1980-1990 ta njohë nga afer kur ishte drejtor i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve te Hidrocentraleve ( ish- Instituti i Projektimeve nr 3 në Tiranë)