Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në Beograd ka folur edhe për minierën Trepça, raporton Koha Ditore. Nuk duhet harruar se po flasim për njerëzit e jo për historinë, çfarë patriarku dëshiron, ka thënë ai.
Trepça është në shpirtin e Kosovës, çfarë doni të bëni? Ta importoni?, ka pyetur në vazhdim kryeministri shqiptar.
U takon qytetarëve të Kosovës, shqiptarë apo serbë. Ajo nuk duhet politizuar sepse është për zhvillim ekonomik. Si duam te lëvizim para, i kuptoj argumentet, por nëse dikush e kalon dhjetë here kufirin, si mund të arrestohet. T’i bëjmë njerëzit të lumtur, t’i bëjmë serbët e veriut të Kosovës të lumtur, sikurse edhe shqiptarët në jug të Serbisë. Nuk brengosem se çka thonë njerëzit, do të vazhdojë të vij, kur erdha në fillim më trajtuan si hero, tani si tradhtar. Pas shekujsh ndarjesh nga lumenj gjaku, ne jemi këtu, ka përfunduar Rama.
Vuçiq iu kundërpërgjigj me këto : E dija se do të bëje gjëra politike, pasi ka media shqiptare. Flasim për Trepçën, nëse thotë se në pyetje është ekonomia, Prishtina ndërmori hap të gabuar për zhvillimin e Trepçës. Gjema një serb që do te pajtohet me atë qe u bë. Ata anashkaluan të gjitha procedurat, nuk respektuan vullnetin e serbëve.