RRUGËTIM DASHURIE

Kulture

Nga Bukurie Bucpapaj/

Dhimbjen ogurzezë ia fala natës,
Lotët grushtash shiut dimërak.
Ndriçim vashëror marrë hënës,
Nëpër yllësi kërkoj atë që tret larg.
Një stinë dashuri vetëm një stinë,
Dielli pasion të na mbështjellë.
Veç ëndrrat shkuan, ashtu siç vinë,
Duke pritur një Babadimër,
të na e sjellë.
Dashurinë e zgjon vetëm dashuria,
ekuvalencë kur serviret siç e dhuron.
Retë e saj ndodh shpesh që i mbulon tradhtia,
Romanca shuhet çdo gjë, pra, përfundon.
Rruga e karafileve të kuq zgjatet e zgjatet,
Ndjenja rreh në kraharor, nuk ndalon
Derisa fryma e fundit me shpresën matet.
Le të shkruhet në vargje poetesh epitafet çastike, aurola vargjesh
botën elektrizon.
Ti jeton brenda saj, aq sa frymon.