Filmi, i bazuar në histori të vërteta, trajton temën e emigracionit të paligjshëm përmes historisë së dy të rinjve që ëndërrojnë një jetë më të mirë, por përballen me rreziqe dhe pasoja tragjike. “Pasaporta” është më shumë se një paralajmërim – është një reflektim mbi realitetin e emigracionit dhe një thirrje për zgjedhje të mençura.
