Basha: Kreu i grupit të “Forza Italia”-s foli qartë, mbështetet qeveria teknike

158

Kreu i opozitës Lulzim Basha përsëriti edhe një herë kërkesën e opozitës për qeveri teknike, duke theksuar se krimi dhe droga janë dy arsyet që kërcënojnë zgjedhjet e lira.

Droga dhe krimi, krimi dhe droga janë dy arsyet e jashtëzakonshme për kërkesën tonë për zgjidhje të jashtëzakonshme, ndaj kërcënimit të jashtëzakonshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendimi jonë nuk ndryshon, vetëm qeveri teknike. Miq dhe dashamirës të Shqipërisë që për një arsye, apo arsye tjetër nuk kanë informacionin e plotë me ta duhet të kemi durim, duhet të kemi të hapur rrugën e dialogut mbi këto të zeza që i kanë shkaktuar Shqipërisë me lidhjet qeveritare të krimit. Ka dhe të tjerë që nuk duan të informohen.

Atyre se pavarësisht se nga vijnë dhe çfarë posti mbajnë, ju them se të mbyllësh sytë para krimit dhe drogës, do të thotë se je ose i papërgjegjshëm ose i korruptuar nga paratë e narkomafies shqiptare”, tha Basha.

Më tej kryedemokrati nuk la pa përmendur deklaratën e kreut të grupit të “Forza Italia”-s në senatin italian, duke shtuar se është mbështetur kërkesa e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nuk mund të dorëzohet kauza e zgjedhjeve të lira në duart e atyre që shkaktuan drogën duke sjellë krimin në pushtet, ndaj rruga e vetme është largimi sot një orë e më parë i Edi Ramës nga karrigia kryeministrore dhe hapja e rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në këtë betejë, nuk kanë munguar miqtë e vërtetë të Shqipërisë që i kanë dhënë mbështetje totale kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, luftës pa kompromis kundër drogës dhe korrupsionit. Këta miq kanë folur nga kryeqytetet e tyre. Dje kryetari i grupit të ‘Forza Italia-s’ në senatin italian e tha qartë; mbështetje të plotë për një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, vijoi ai.  /E.SH/