Basha premton nga Saranda rikthimin e taksës së sheshtë: S’do jem kryeministër i palmave

433

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hapur sditën e sotme fushatën elektorale në qytetin e Sarandës. Nga aty Basha deklaroi se, “ai nuk do jetë kryeministri i fasadave dhe palmave, por do të jetë pranë halleve të njerëzve”.

Basha u premtoi mbështetësve të djathtë se kur të vijë në pushtet vendimi i parë që do marrë do jetë ulja e TVSH-së dhe taksa e sheshtë.

“Nuk do jem kryeministri që krenohet me kartolina dhe palma, ku qindra familje janë në mjerim. Unë do jem kryeministri i halleve dhe problemeve tuaja. Do jem kryeministri i ekonomisë. Ne vijmë me një program ekonomik më të mirë. Vendimi i parë do jetë ulja e TVSH-së dhe taksa e sheshtë. Me uljen e taksave ekonomia shqiptare do rimëkëmbet, pasi ekonomia e fortë është baza për një shoqëri të fortë. Nuk do mbështesim fasadat dhe palmat, por do investojmë për hapjen e fabrikave dhe vendeve të punës. Do nxjerrim thithëlopat e politikës jashtë”, tha Basha.