Deti i Mesdheut per emigrantet më vdekjeprurës se kurrë

97

Nga janari i vitit 2018 e deri në ditët e fundit të gushtit rezulton se 1 në 18 emigrantë ka humbur jetën në përpjekje për të arritur në Evropë përmes detit Mesdhe.

Shifrat bëhen të ditura prej UNHCR ku situata paraqitet dramatike, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ku 1 në 48 persona humbi jetën gjatë kalimit në detin Mesdhe.

Në një intervistë për agjencisë Reuters,  i dërguari i posaçëm  i UNHCR-së për Mesdheun qendror, Vincent Cochetel, i cilësoi shifrat paradoksale, pasi edhe pse më pak emigrantë kanë tentuar të kalojnë në Mesdhe, përqindja e vdekjeve është rritur.

Numri i vdekjeve në det është rritur, rreth 1600 që nga fillimi i vitit, gjë që është paradoksale për shkak se kemi më pak njerëz që kalojnë detin, më shumë që vdesin. Trafikantët po marrin më shumë rreziqe. Ka më shumë ndërhyrje nga rojet bregdetare libiane dhe ne vlerësojmë se në vitin 2017, një në 48 persona që  përpiqen të kalojnë Mesdheun qëndror, vdiqën në detin Mesdhe, dhe këtë vit, kjo përqindje ka ndryshuar në mënyrë dramatike, një në 18 persona”.

Cochetel kërkon më shumë solidaritet nga Evropa në lidhje me përballimin e krizës së emigrantëve, gjë që sipas tij është e menaxhueshme.

Evropa duhet të jetë në gjendje të tregojë epërsinë, të demonstrojë shembullin dhe të zgjidhë problemin e atyre që zbarkojnë në territorin evropian.Qeveritë duhet të veprojnë me përgjegjësi, duhet t’u tregojnë qytetarëve të vërtetën. Kjo është një situatë e menaxhueshme nëse menaxhohet. Vetëm lejimi i njerëzve për të zbritur nga anija dhe mos menaxhimi pas zbarkimit është problem. Kështu që qeveritë duhet të jenë të vetëdijshme për këtë dhe duhet të ndërmarrin veprime të vendosura”.

 

Nga janari deri në gusht 2017, mbi 130 mijë arritën në Evropë përmes Mesdheut dhe UNHCR-ja vlerëson se 2400 prej tyre vdiqën. Ndërsa në të njëjtën periudhë të 2018 , ka patur 68 mijë emigrantë, ndërsa 1600 prej tyre kanë vdekur./Telegraf/