Hapja e negociatave, Fleckenstein: Urime Shqipëri! E meritoje

21

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, uron Shqipërinë për çeljen e negociatave, duke e konsideruar një hap të madh për vendin.

Ai thotë se rekomandimi është i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së dhe se Shqipëria e meriton.

“Urime! Jam shumë i lumtur. Një hap i madh përpara për Shqipërinë! Rekomandim i pakushtëzuar nga komisioni i BE-së për hapjen e negociatave.

Shqipëria e meriton!

Dhe tani ne presim që të bien dakord gjithashtu në Këshill”, shkruan Fleckenstein në Twitter.