Parlamenti : Çdo shqiptar mund të shikojë dosjen e tij

837

dosjet 1-1Sipas burimeve zyrtare janë 1.5 milionë dokumente të Sigurimit të Shtetit, por vetëm 14 mijë dosje agjentësh i kanë shpëtuar dhe do të hapen për publikun pas miratimit të ligjit. Parlamenti shqiptar miratoi ligjin e prezantuar nga Qeveria “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, ndërsa hodhi poshtë ligjin për \”Hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe procesin e lustracionit\”, propozuar nga deputetët Mesila Doda e Shpëtim Idrizi dhe mbështetuar nga opozita. Në seancë pati debate të shumta, kryesisht nga opozita e cila akuzoi maxhorancën se po mbështeste \”xhelatet e komunizmit në qeveri\”.
Premtimi për hapjen e dosjeve ishte dhënë më parë nga kryeministri socialist Edi Rama. Sipas tij ky nuk është një angazhim elektoral i Qeverisë, por detyrim përballë të gjithë atyre që vuajtën përndjekjet e regjimit komunist.  Për zotin Rama ligji për hapjen e dosjeve, synon t\’u japë qytetarëve të prekur drejtpërdrejtë nga veprimtaria e ish-sigurimit të shtetit mundësinë për të parë me sytë e tyre gjithçka që lidhet drejtpërdrejtë me ta.
Shqipëria është një nga vendet e ish lindjes komuniste, ku shërbimi sekret, i njohur me emrin Sigurimi i Shtetit, është konsideruar si një \”armë e diktaturës së proletarialit në luftë kundër kapitalizmit\”. Por për afro katër dekada e gjysëm ai shërbeu si vegël e diktaturës komuniste kundër popullit, veçanërisht inteligjencës përparimtare. Sigurimi i Shtetit, ngriti gjatë kësaj kohe një rrjet agjentësh që kontrollonin gjithshka për llogari të kupolës së nomenklaturës komuniste. Dhjetra mijëra njerëz u arrestuan, hetuan, pushkatuan ose u çuan në internim. Sipas burimeve zyrtare janë 1.5 milionë dokumente të Sigurimit të Shtetit, por vetëm 14 mijë dosje agjentësh i kanë shpëtuar dhe do të hapen për publikun pas miratimit të ligjit.

dosjet ne focus

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: