Jep dorëheqjen kreu i Policisë së Shtetit

Kryesore Politika

artani ne focusTiranë  –  Skandalet në politikën shqiptare largojnë kreun e policisë shqiptare. Sapo ka dhënë dorëheqjen drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi, i emëruar në këtë post prej tetorit 2013. Ai thirri në një takim krerët e policisë për t’i komunikuar dorëheqjen e tij, por gjithashtu edhe për t’i falenderuar për bashkëpunimin. Ndërkohë në media lajmi i dorëheqjen u mësua në orën 10:00 të paradites. Në kërkesën për dorëheqje  drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Tahiri, Artan Didi shkruan: “Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe të asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton. Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri ata përpara përgjegjësisë penale cënoi në një farë mase imazhin e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin. Për këtë arsye duke e vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të policisë së Shtetit të cilin unë e drejtoj duke vlerësuar se nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Por ministri Tahiri ka pranuar dorëheqjen, ndërsa  në orën 10: 45  Dokumenti i doreheqjes iu dorezua Rames e Tahirit. Mësohet se ne vend të ish kreut të policisë Didi do komandohet Haki Çako që është aktualisht zv.drejtori për Krimet e rënda me gradën drejtues i parë. Kjo dorëheqje flitet se lidhet me çështjen e deputetit Mark Frroku.