Olimpiakosi fitues i Kupës së Greqisë 2014-2015

Sporti
volejbolliste
Volejbollistja shqiptare e Olimpiakosit Areta Konomi

Albert Rudaj  /  Olimpiakos i Pireut është fitues i Kupës së Greqisë për sezonin 2014-2015 në volejboll për femra. Në ndeshjen finale ky ekip mundi ekipin e Panathinaikosit me rezultatin e thelle 3-0. Gjatë gjithë ndeshjes volejbollistet e Olimpiakosit dominuan në të gjitha drejtimet, si në bllok, por ashtu edhe në sulm për gjuajtjet në diagonal, por edhe nga goditjet nga vija e dytë.Vlen të përmëndet se në ekipin e Olimpiakosit, luan një shqiptare e quajtur Areta Konomi,  lindur në Tiranë, por që është rritur ne Greqi. Ajo luan si pasuese edhe është një nga lojtaret kryesore, ku  gjithnjë është në formacionin bazë, duke mbajtur në fanëllë numrin 10. Në ekipin kundërshtar, vajza nga Tirana kishte perball ne ekipin kundërshtar një emër të dëgjuar të volejbollit Shqiptar të viteve 90, kishte ish volejbollisten e talentuar të Dinamos dhe të Kombetares Shqiptare Agi Babuli, që tashmë punon si zv/trajnere e ekipit te Panathinaikosit.

olimpiakosi ne focus