Kategoria Superiore, Takimi me klubet pjesëmarrëse

63

Kampionati Kombëtar i Futbollit ngre në fundjavë siparin e edicionit të tij të 80-të me ndeshjet e javës së parë të Kategoria Superiore dhe në prag të nisjes së sezonit të ri, Federata Shqiptare e Futbollit ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e 10 klubeve pjesëmarrëse.

Ky takim i zhvilluar në mjediset e organizmit që qeveris futbollin në vend, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, dhe zëvendëspresidenti ka patur natyrë informuese dhe ka konsistuar edhe në diskutime të ndërsjella, sa i përket sigurisë në stadiume, orareve të ndeshje, aspekteve të protokollit e të tjera. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, përfaqësuesit e Partizanit, Tiranës dhe Luftëtarit kanë përvijuar pritshmëritë e tyre për këtë sezon. Kategoria Superiore nis të premten, me takimin Skënderbeu-Partizani.