Lajm i keq për sportin / Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar

187

Një lajm i keq është bërë publik sot për futbollin kosovar, ku mësohet se ish-futbollisti i klubit të Drenicës, Fidan Gashi, 28 vjeç, ka humbur jetën.

Mësohet se Gashi ka humbur jetën në një aksident rrugor, ndërsa lajmi është konfirmuar nga klubi i Drenicës në faqen e tij në rrjetet sociale.

Në njoftim thuhet:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitësh dhe dha kontribut për klubin afro 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit. Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik, menaxhmetit, të afërmit, miqt dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën tragjikisht. U prefsh në paqe Fidan, ngushllime”.futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen /faxweb/