Skuadra kampione prishet, ja si bëhet Tirana me ndryshimet në organikë

289

Tirana shkatërron gjithë skuadrën kampione të Shqipërisë, që solli titullin e 26- të. Nëse nga ekipi ikin edhe Taulant Seferi, Devid de Silva dhe Visar Bekaj nga kampionët mbeten shumë pak njerëz.

Kështu, Ismajlgeci, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Limaj dhe Xhixha janë “mohikanët” e mbetur të kampionëve dhe dy lojtarë që nuk kanë qenë gjithmonë titullarë. Deri tani kanë ikur Totre, Ngo, Toli dhe Hoxhallari, ndërsa në horizont janë edhe tri largime të tjera. Në gjithë këtë vorbull Tirana zbrazet nga yjet e saj dhe duhet të ndryshojë si stilin e lojës dhe ekipin.

FORMACIONI I RI

Këtë verë janë afruar Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila, ndërsa vetëm ish-lojtari i Teutës ka luajtur titullar. Bardheblutë duan akoma futbollistë në organikë, por skuadra do të plotësohet deri në fund të gushtit. Gjithsesi, në fushë nëse planet shkojnë sipas parashikimit, do të luhet me Hoxhën në portë. Mbrojtja me Toshevskin, Najdovskin, Behiratçen e Ismajlgecin. Mesfusha ka Limajn, por edhe Aleksin e Qefalijën. Sulmi me Hasanin, Shkurtajn dhe Xhixhën.

Tirana ka mbyllur Europën dhe tani mendon për Superioren. Skuadra bardheblu është duke menduar për kampionatin dhe mbrojtjen e titullit. Kampionati nis më 20 gusht, ndërsa Tirana po kërkon për lojtarë. Problemi kryesor është se bardheblutë nuk po gjejnë futbollistë cilësorë. Në këto kushte, nëse nuk gjenden lojtarë, atëherë skuadra aktuale do të marrë pjesë në kampionat. Gjithsesi, do të pritet deri në fund të merkatos, pikërisht në momentin kur mund të ketë lojtarë të lirë.

NDRYSHIMET TE TIRANA:

 

PANORAMASPORT.AL




Këtë e pëlqejnë %d blogues: