Macron anulon vizitën në Tiranë, më 15-16 korrik në Beograd

155

Presidenti i Francës Emmanuel Macron zhvillon në mes të korrikut një vizitë zyrtare në Serbi. Udhëtimi i tij në rajon ishte i paralajmëruar më herët por tani u konfirmuan datat.

Presidenti Macron do të vizitojë Beogradin më 15 dhe 16 korrik, raportojnë mediet europiane. Kjo do të jetë vizita e tij e parë zyrtare në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Udhëtimi i Macron në Beograd do të zhvillohet pak ditë pas Samitit që mbahet në Paris në datat 1-2 Korrik, takim i cili pason atë të Berlinit, ku Gjermania dhe Franca hodhën poshtë tezën Thaçi-Vuçiç –Rama, për ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

Ndonëse në samitin e Parisit pritet të jetë i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Macron ka vendosur të anashkalojë Tiranën. Ai do të vizitojë vetëm Serbinë, ndërsa Shqipëria nuk është në agjendë.

Franca ashtu si dhe Gjermnia kanë shprehur së fundmi qëndrime të njëjta përsa i përket qeverisë shqiptare dhe integrimit në BE. Kryeministri Rama u braktis nga Macron dhe Merkel në mënyrë të hapur në samitin e Berlinit, pas të cilit erdhi lajmi se nuk ka hapje negociatash me Bashkimin e Europian.