Malaj: Tsipras është një misionar fisnik në fitoret dhe humbjet e tij.

Politika

“Ndërmori reforma të vështira. Kur u përball me domosdoshmërin e ndryshimit të programit qeverisës i tha ballëpërballë popullit të tij.

Me zemër jam me ju me mendje jam për reformat për të cilat ju kërkoj një mandat të qartë politik”. Populli grek ja dha me votë legjitimitetin demokratik për t’i bërë reformat të cilat ndalen krizën dhe rikthimin e ekonomisë greke në një trend pozitov. Reformat i filloj pasi mori mbështetje me votë në zgjedhjet e kërkuar prej tij.

Kjo është demokracia funksionale

Kjo është sakrifica politike e.një lideri, bën reformat edhe të dhimbshme e me kosto sociale dhe kur e di që do te paguaj me kosto elektorale. Kjo bën dallimin midis një politikani në qeverisje dhe një burre shteti.

Në vendin tonë përgjithsisht politikanët kanë qëllim pushtetin absolut dhe abuziv prandaj ndaj nuk bëjnë reformat se mund t’ju heqim pushtetin. Ky model politikanësh fitojnë përhere por vendi bëhet përherë më i varfër.

Tsipras ka kontribute të jashtëzakonshme edhe për paqen dhe prosperitetin në Ballkan. Ai kurrë nuk deklaroi dhe synoi të bëhej lider global, por me vizionin, përkushtimin dhe arritjet e tij plotësoj përmasat e një nobelisti për paqen. Një vlerësim i bëre publikisht edhe nga Papa Francesko”, shkruan në rjetet sociale në Facebook, ish-ministri i Ekonomise dhe deputeti socialist Prof. Arben Malaj.