Meta : “Qeveri me Ramën? Nuk mendoj se shqiptarët duan të humbin kohë sërish”

260

Ish-kreu i LSI-së, njëkohësisht edhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta është shprehur se nuk mund të bëhet më koalicion me Edi Ramën, sepse shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur.

“Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me Ramën. Ata nuk kanë qindra vite për të jetuar”, tha Meta duke folur në studion e Arian Çanit.

“Edi Rama mundohet se si do të gënjejë për herë të dytë për herë të tretë. Nuk është njeri transparent.

Është shumë i dobët para të fortëve dhe është shumë i fortë para të dobëtëve. Ai është i nënshtruar para oligarkëve.

Nuk ka kohë për ti dhënë më shans këtij njeriu i cili përkeqëson çdo ditë raportin e tij me publikun”, u shpreh Meta në “Zonë e Lirë”.