Varfëria në Shqipëri mbetet në shifra alarmante

1999

varferia ne focus news-3Varfëria në Shqipëri vijon të mbetet në shifra alarmante edhe se përgjatë viteve të fundit ka patur një përmirësim të lehtë, për të njohur sërish rritje në vitin 2012.

Përqendrimi më i lartë i varfërisë është në zonat rurale të vendit. Por, profesor Thomas Pogge i Universitetit të Yale thotë se varfëria rurale është produkt i politikës dhe urisë së saj elektorale që shndërron në prioritet qendrat me përqendrim më të madh të votuesve, dukë lënë jashtë vëmendjes fshatrat.

“Është e lehtë të organizosh një demonstratë me 100 mijë qytetarë të palumtur në Tiranë, ndaj të duhet ti kënaqësh. Në zonat rurale është ndryshe, në fshatra është e vështirë që njerëzit të mobilizohen dhe të formojnë një grupim apo parti politike që do të vendoste në vështirësi qeverinë. Ndaj qeveritë injorojnë zonat rurale. Por nëse kërkon një zhvillim të qëndrueshëm duhet të jemi më proaktiv dhe të mbrojmë këta njerëz, të sigurohemi që fëmijët e tyre kanë për të ngrënë apo që shkojnë në shkollë. Qeveria duhet të bëjë fshatin prioritet dhe në Shqipëri kjo nuk është e vështirë sepse keni vende shumë të bukura, destinacione turistike mjaft tërheqëse”, u shpreh Thomas Pogge, profesor, Universiteti Yale. / Top Channel